Veprimtari

Ekspozita e arteve figurative shqiptare në Toronto

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë kombëtare, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Toronto me bashkëpunimin e një grupi të madh artistësh që jetojnë e punojnë në GTA, organizoi një ekspozitë të gjerë të arteve figurative, kryesisht pikturë, skulpturë dhe fotografi.

Ekspozita qendroi e hapur për tre ditë rresht, nga 14-16 shtator 2012 dhe u vizitua nga një numër i madh bashkatdhetarësh artdashës, të mëdhenj e të vegjël.
Në organizimin dhe suksesin e kësaj ekspozite të veçantë arti, ku morën pjesë rreth 20 artistë që paraqitën mbi 40 punime, një meritë të madhe e vendimtare pati z. Hytbi Tarelli, skulptor dhe piktor, anëtar i kryesisë së Shoqatës sonë. Ndihmë të palodhur në instalimin dhe emërtimin e të gjitha punimeve dhanë edhe çifti i artistëve Genti Hali dhe Lorida Hysenbegas-Hali.
Kjo ekspozitë tregoi edhe një herë që në Toronto kemi talente të shumtë a artistë të mirëfilltë të cilët kanë krijuar e vazhdojnë të krijojnë vepra mbresëlënëse.

galeria 1

galeria 2

galeria 3

galeria 4

Comments Off on Ekspozita e arteve figurative shqiptare në Toronto
Translate »