Veprimtari

Festimi i ngritjes së Flamurit në qendër të Torontos

Edhe pse ishte ftohtë dhe frynte erë, në sheshin përpara Parlamentit të Ontarios ishin mbledhur shumë bashkatdhetarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia që jetojnë në Toronto, për të ngritur flamurin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Të gjithë ndiem kënaqësi edhe emocione. Madje, nuk munguan edhe lotët e mbresave. Më pas, siç e ka temperamenti shqiptar, nisi vallja nga të rriturit dhe fëmijët.

Presidentja e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, dr. Ruki Kondaj, përshëndeti dhe falenderoi pjesëmarrësit si dhe ata që ndihmuan për realizimin e bukur të aktiviteteve artistike.

Comments Off on Festimi i ngritjes së Flamurit në qendër të Torontos
Translate »