Veprimtari

Festimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë me arbëreshët e Kalabrisë

Më datën 11 maj 2013, me ftesë të studiuesit me emër dhe themeluesit të biblotekës më të madhe arbëreshe At Antonio Bellusci dhe kryetarit të bashkisë së Frasnitës Arch. Francesco Pelicani, dr. Ruki Kondaj mori pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Frasnitë, Cosenza, Itali, ku jetojnë më shumë se 50 mijë arbëreshë. Merrnin pjesë përfaqësues shqiptarë nga Amerika, Kanadaja, Europa, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në Itali, prof. Neritan Ceka-ambasador, Ledia Hysi-këshilltare dhe dy vëllezërit meshtarë Don Lush Gjergji dhe Don Ndue Gjergji nga Kosova.

Untitled-2Ceremonia filloi nga biblioteka Bellusci nga ku një varg njerëzish me këngë e valle arbëreshe u nisën drejt sheshit të Skënderbeut ku u fillua me hymnin e flamurit nga e reja Maria Ferrari. Më pas u mbajtën fjalimet e rastit dhe u vendosën kurora tek përmendorja e Skënderbeut. Përshëndetjet kryesore erdhën nga Peshkopi i Ungrës, kryetari i bashkisë Arch. Francesco Pelikani dhe amabsadori shqiptar Ceka.

Kuvendi në shkollën  Ernest Koliqi filloi me përshëndetjet e at A. Capparelli. Dr. Ruki Kondaj përshëndeti në emër të SHBSHK-së Toronto dhe dorëzoi letrën e arbëreshëve të Torontos për organizatorët e këtij kuvendi mbarëshqiptar. Më pas u mbajtën disa kumtesa interesante:
• Roli i klerit arbëresh në procesin e rilindjes së ndërgjegjes kombëtare shqiptare në kontektsin e gjatë 5 shekullor nën sundimin e osmanëve. Aspekte identifikative gjeografike, historike, politike dhe fetare.
• Ndjenja e përkatësisë së arbëreshëve nga Lidhja e Lezhës 1444 deri në komitetet pro atdheut për pavarësinë e Shqipërise 1912 (Av. Tommaso Bellusci).
• Ndikimi i arbëreshëve dhe popullit italian në procesin e vetëvendosjes dhe të formimit të shtetit shqiptar nga kongresi i Triestes 1913 deri sot. (Ing. Tommaso Ferrari).
• Nga kolegji Corsini deri tek Seminari Eparkial në Cosenza; simbol integrimi dhe i mbrojtjes së identitetit etnik-fetar. (Pietro Lanza).
• Fenomeni interkulturor arbëresh në çeshtje të pavarësisë së kombit shqiptar. Veprimtaria e klerit arbëresh. (Antonio Bellusci)
• Pasqyrime të Eparhisë së Ugrës në mbajtjen e karakterisitikave identifikuese etnike gjuhësore-fetare të bashkësive arbëreshe me ritin bizantin (1919-2013).

Darka u zhvillua në praninë e qindra njerëzve në mjediset e oborrit të shkollës ku u festua për gjithë natën me yje, nën tingujt e këngëve shqiptare e arbëreshe. Lajtmotivi kryesor: “Gjithë qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në festime; Nderja juaj është e ftuar me gjithë zemër dhe e mirëpritur”.

Të nesërmen u kryen takime në komunën ku ka lindur De Rada, në bashkinë e  Shën Mitër Koronës, u bënë vizita në shtëpinë muze të Jeronim De Radës. Më tej vizituam Kolegjin Klasik të Shën Mitër Koronës ku kanë studiuar shumë personalitete të Rilindjes përfshi dhe Luigj Gurakuqin dhe bibliotekën pan shqiptare Antonio  Bellusci, me mbi 10 mijë vëllime që mbartin një histori të lashtë sa është e lashtë historia arbëreshe në këtë rajon. Në çdo fshat, bashki, rrugë, monument, shkollë, muzeum emrat ishin të shkruar në arbërisht dhe në italisht.

Figura dhe emri i Skënderbeut gjendej kudo: rrugë, këngë, libra, skeçe humori, kudo. Ai ka qenë për arbëreshët frymëzuesi i jetës së tyre, i gjithë brezave. Me emrin e tij ata kanë mbajtur gjallë identitetin kombëtar, gjuhën, traditat, kulturën.

Mesha në kishë me drejtimin e gjithë priftërinjve shqiptarë ishte një ngjarje e veçantë. Ne të ftuarit u veshëm me veshje karakteristike arbëreshe me moshë mbi 200 vjeçare.

Dita e tretë u mbyll me takimin me kryetarin e bashkisë së Frasnitës Arch. Francesco Pelikani të cilit iu dhurua një punim i Gjergj Kastrioti Skenderbeut të realizuar nga artisti shqiptaro-kanadez Hytbi Tarelli.

Comments Off on Festimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë me arbëreshët e Kalabrisë
Translate »