Veprimtari

Kampionati miqësor i futbollit në Hamilton midis shoqatave shqiptare

Mё datёn 12 maj 2013, me ftesё tё Shoqatёs Shqiptare tё Hamiltonit, njё grup sportiv futbolli me trainer Gazmen Kondaj i organizuar enkas pёr tё përfaqësuar Shoqatёn Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, mori pjesё nё kampionatin miqësor midis skuadrave të shoqatave simotra si ajo e Hamiltonit, Montrealit, Otawёs, Londonit etj. Nga bordi i Shoqatёs sonë mori pjesё z. Xhemi Agaj, zv/president, drejtues i kёsaj veprimtarie, i cili shprehu angazhimin e SHBSHK-së dhe tё grupit pёrfaqёsues me dёshirёn e mirё pёr tё bashkёrenduar punët pёr tё ardhmen sё bashku me drejtuesit e shoqatave të tjera të Ontarios. Në këtë organizim sportiv morën pjesë edhe sekretarja e Shoqatës, znj. Irma Luli dhe znj. Emiljana Zenelaj, anëtare e bordid drejtues.

Grupi i futbollit qё lujati me fanellat e SHBSHK-së Toronto zuri vendin e dytё nё kёtё kampionat, pas njё pёrgatitjeje dinjitoze nё njё kohë shumё tё shkurtёr e të pamjaftueshme. Falenderim tё veçantё pёr djemtё shqiptarё qё krijuan skuadrën dhe morrën pjesë nё kampionat: Gazmend Kondaj, Krenar Çela, Ermal Zuna, Loren Gjuzi, Xhavit Caushi, Kreshnik Xhakolli, Enxhit Kruja, Blerdi Tataveshi, Ilir Bekiri, Bekri Salihovski, Jetmir Peka, Darien Zagori, Erjon Demiri. Urojmё qё kjo traditё e sapo filluar të vazhdojё më tej e të zgjerohet edhe nё aktivitete tё tjera të radhёs.

Comments Off on Kampionati miqësor i futbollit në Hamilton midis shoqatave shqiptare
Translate »