Veprimtari

Përfaqësues të SHBSHK-së të ftuar në Parlamentin e Ontarios

Mё datёn 3 Qershor 2013 nё ambientet e Parlamentit tё Ontarios u organizua njё pritje nga Anatolian Heritage Federation, Turqi.
Nё kёtё pritje merrnin pjesё personalitete tё Parlamentit tё Ontarios, MPPs, Ministri me origjine turke pёr Research and Development nё qeverinё e Ontarios z.Reza Moridi, ministra tё tjerё, spikeri i parlamentit tё ontarios, Konsulli i pёrgjithshёm i Turqise nё Kanada, Drejtues tё komunitetit Turk nё Ontario, pёrfaqesues tё komuniteteve tё tjera nё Toronto e GTA si dhe pёrfaqёsues tё Kryesisё sё Shoqatёs Shqiptaro-Kanadeze: Dr. Ruki Kondaj, Presidente, Z. Xhemi Agaj, zv/president si dhe Z. Ramazan Kellezi zёdhёnёs I shoqatёs.

Nё kёtё aktivitet u prezantuan foto, video dhe informacione nё lidhje me trashgimninё kulturore tё Turqisё si dhe u shfaq njё dokumentar ku u pasqyruan arritjet, vlerat artistike tё kёtij vendi, turizmi dhe gjithçka qё e bёn Turqinё vendin mё tё kёrkuar e tё vizituar nё rajon.

Oratorë tё ndryshёm morёn fjalen duke vlerёsuar mardhёniet e mira ndёrmjet dy vendeve si dhe vunë theksin nё faktin se tё dy vendet kanё njё ngjashmeri, atё shumёkulturore, prandaj theksoi Konsulli I Turqise nё Kanada pёr shtetasit tanё ishte mjaft e lehtё tё integroheshin dhe tё jepnin ndihmesёn e tyre tepёr aktive nё Kanada.

Më pas njё grup fëmijёsh veshur me kostume tradicionale turke na ftuan tё shijonim ushqimet dhe ёmbёlsirat e pёrgatitura me aq shije nga nёnat e tyre pёr ta mbyllur mё nё fund me kafenё aq tё dashur turke edhe pёr ne shqiptarёt.
Pritja kaloi nё njё atmosferё tepёr miqёsore dhe nё u ndjemё shumё tё mirёpritur duke shpresuar nё organizime tё tjera tё pёrbashketa ndёrmjet komuniteteve tona me njё histori tё lashtё.

Comments Off on Përfaqësues të SHBSHK-së të ftuar në Parlamentin e Ontarios
Translate »