Lajmërime

Fillon viti i ri shkollor për fëmijët shqiptarë në Ontario

Siç është bërë tashmë traditë, në shumë shkolla të Ontarios tashmë ekzistojnë edhe klasat e gjuhës shqipe falë kujdesit të qeverisë kanadeze dhe bordet e shkollave të rajoneve të ndryshme.
Të gjitha klasat drejtohen me profesionalizëm nga mësues shqiptarë dhe rëndësi të madhe ka regjistrimi i vazhdueshëm i fëmijëve tanë për t’i mbajtur ato hapur.
Kjo është pra një thirrje për të gjithë prindërit shqiptarë që kanë fëmijë të moshës së shkollës fillore dhe 8 vjeçare që të regjistrojnë sa më parë fëmijët e tyre. Klasat janë të hapura një herë në javë dhe ndodhen në zona të ndryshme të qytetit të Torontos dhe qyteteve të tjera në GTA. Për një listë me emrat e shkollave, adresat e tyre dhe mësuesit që i drejtojnë ju mund të klikoni në linkun që vijon:
http://albcan.ca/alb/?page_id=247

Comments Off on Fillon viti i ri shkollor për fëmijët shqiptarë në Ontario
Translate »