Veprimtari

Përurimi i zyrës së re të Shoqatës
dhe nderimi i kryetarëve në vite

Në mjediset e reja të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, me datë 3 nëntor 2013 u organizua një takim ku ishin të ftuar të gjithë kryetarët në vite të kësaj shoqate, anëtarët e Këshillit të Nderit, sponsorë, vullnetarë dhe anëtarë të saj. Ky takim u organizua për nder të 24 vjetorit të themelimit të Shoqatës ne Toronto si dhe të inaugurimit të zyrave të reja të saj.

Moderimin e veprimtarisë e bëri anëtari i kryesisë Ramazan Këllezi i cili falenderoi pjesëmarrësit dhe ftoi presidenten e SHBSHK-së Dr. Ruki Kondaj e cila së bashku me ish-kryetarin e parë të kësaj shoqate, z. Murat Hashani, preu në mënyrë simbolike shiritin e inagurimit të mjediseve të reja. Më tej ajo foli për punën e madhe të bërë në vite nga të gjithë kryetarët dhe grupet drejtuese përkatëse. U bë edhe një përmbledhje e shkurtër e punës 1 vjeçare të shoqatës që i përgjigjet këtij mandati duke theksuar arritjet cilësore, punën e palodhur në shërbim të komunitetit si dhe detyrat për të ardhmen. Më pas Xhemi Agaj, si zv.president, zbuloi edhe surprizën e rezervuar nga kryesia për të gjithë ish-kryetarët duke i vlerësuar ata me titullin “Anëtar Nderi ” dhe duke iu dhuruar njëkohësisht pllakën me mbishkrimin “Për ndihmesën e shquar në jetën komunitare si dhe lartësimin e emrit të shqiptarëve në Kanada”. Pllakat e nderit u dorëzuan nga Prof. Kristian Bukuroshi dhe Iljaz Loku, anëtarë të këshillit të nderit si dhe nga Xhemi Agaj e Ramazan Këllezi. Në vazhdim u zbuluan dhe fotot e të gjithë kryetarëve të vendosura për të parën herë në mjediset e zyrave të shoqatës në shenjë nderimi e respekti. Të gjithë kryetarët me radhë, Muharrem Xhaferi, Alit Hoxha, Murat Hashani, Ferzi Bekiri, Saimir Lolja, morën fjalën dhe shprehën falenderimin e tyre: “Kush dhuron mirënjohje merr mirënjohje.”

Zyra-2Më pas, me mbështetjen e sponsorëve të SHBSHK-së: Billi Periku, Travel Only me pronarë Bujar Zejnullahun dhe Dashnor Haskun, Albany Pizza me pronar Përparim Kapllanin, European Pattiserie me pronarë Adi dhe Bruna Brarin, u shtrua një koktej i cili krijoji mundësinë e bisedave nga afër dhe vlerësimin reciprok për gjithescilin në një atmosferë festive nën tingujt e hareshëm të këngëve e valleve tona popullore.

 

 

Zyra-4Zyra-3

Comments Off on Përurimi i zyrës së re të Shoqatës
dhe nderimi i kryetarëve në vite
Translate »