Veprimtari

Me Grupin Folklorik të Bosnjes në Toronto

Në datën 29 mars 2014 grupi i valleve “Shqiponjat e Vogla” të drejtuara nga koreografi Ramazan Këllezi u ftua për të përfaqësuar Shoqatën e Bashkësië Shqiptaro-Kanadeze Toronto në veprimtarinë e organizuar nga Grupi Folklorik i Bosnjes në Toronto, i cili festonte 20 vjetorin e krijimit.
Në këtë aktivitet ishin të ftuar edhe dy grupe folklorike nga Detroiti si dhe grupi I Bosnjes KUD “MERAK”. Nga Shoqata jonë  morën pjesë dhe anëtarët e bordit: Dr. Ruki Kondaj, Irma Luli, sekretare, Ramazan Këllezi zëdhënës dhe Irene Breznica, financiere.
Pjesëmarrja e vallëtareve tona në këtë aktivitet bëri që të ndizej  atmosfera me ritmet dhe melodite e mrekullueshme të valleve tona. Kostumet popullore te qëndisura të krijonin idenë sikur në skenë po binte dëborë, ndërkohë që interpretohej vallja me motive të Tiranës, vallja e Kosovës dhe mozaiku “Shqipëria në festë” me valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe salla duartrokiste pa pushim shqiponjat që vallëzonin.
Drejtuesit e koncertit vlerësuan nivelin e interpretimit dhe bukurinë e valleve shqiptare duke e cilësuar grupin tonë më të përgatiturin në këtë aktivitet.
Ky takim I shërbeu edhe krijimit të lidhjeve midis të rinjve si një garanci bashkëpunimi për të ardhmen, por nderkohë krijoi një gjalleri te papare kur nen tingujt e valleve popullore gjithe publiku filloi te kercente se bashku dorë më dorë.

Comments Off on Me Grupin Folklorik të Bosnjes në Toronto
Translate »