
Votoni z. Tefik Abdullai, kandidat i parlamentit
të Maqedonisë për diasporën në SHBA e Kanada
SHBSHK në takimin vjetor më 30 mars 2014, datë që përkonte me afatin e fundit të rregjistrimeve të shqiptarëve të Maqedonisë për zgjedhjet 2014, njoftoi të gjithë anëtarët për kandidimin e z. Tefik Abdullai si deputet në parlamentin e Maqedonisë, një përfaqësues i denjë i diasporës shqiptare për Amerikën dhe Kanadanë.
Z. Tefik Abdullai ka drejtuar SHBSHK-në në vitet 1993-1996 dhe ka qënë aktivist i përhershëm në komunitetin shqiptaro-kanadez sidomos në fushën a arsimit dhe edukimit. Për këtë kontribut, në prag të 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në nëntor 2013, SHBSHK-ja e shpalli atë anëtar nderi.
Si gjithë shoqatat në diasporën e kontinentit amerikano verior edhe SHBSHK e konsideron si interes kombëtar garën e z.Tefik Abdullai për përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe atij shqiptaro-kanadez në Kuvendin e Maqedonisë, duke e përkrahur atë unanimisht për t’u bërë pjesë e parlamentit maqedonas dhe për të përcjellë zërin e shqiptarëve të diasporës që ai përfaqëson.
Ftojmë antarët dhe simpatizantët që të ndihmojnë në organizimin e votimeve.
Ftojmë shqiptarët e Maqedonisë që kanë të drejtë të votojnë të marrin pjesë në votime dhe të votojnë z.Tefik Abdullai si përfaqësuesin e tyre në parlamentin e Maqedonisë, për një fitore historike në këtë ngjarje me rëndësi të madhe kombëtare.

