Veprimtari

Festohet 105 vjetori i Pavarësisë – Toronto, 25 Nëntor 2017

Më datë 25 Nëntor 2017 SHBSHK organizoi një mbrëmje ne rastin e festës e 105 vjetorit të Pavarësisë në Monte Cassino Event Venue në Toronto. Moren pjese mbi 900 anëtarë të komunitetit, si edhe te ftuar si Ambasadori i Republikës së Shqiperisë, S.T. Z. Ermal Muça së bashku me Zj. Muça, Ministri Kanadez i Emigracionit dhe Qytetarisë, Z. Ahmed Hussen, MP Borys Wrzesnewskyj, MPP Yvan Baker, Zv. Ambasadorja e Kosovës në Ottawa Zj. Blerina Ademi, si edhe Presidenti i SHBSHK, Z. Ramazan Këllezi, Presidente Nderi Dr. Ruki Kondaj, anëtarë të këshillit të nderit, anëtare të bordit drejtues të shoqatës, anëtarë, aktivistë dhe sponsor të SHBSHK-së. Ishin ftuar gjithashtu edhe Astrit Zemaj , Zv Ambasador i Ambasadës të Republikes së Kosoves ne Berlin, perfaqesuesit e shoqates të Hamiltonit, asaj të Londonit, përfaqësues të komuniteteve fetare etj. Morën pjesë artistët e talentuar shqiptarë Merita Halili, Raif Hyseni, Silva Gunbardhi, Përparim Mefaja, Erind Emiri dhe grupi “Shqiponjat e Vogla” drejtuar nga koreografi Ramazan Këllezi. Mbrëmja u moderua nga Zv. Presidenti i Shoqatës, Z. Bujar Zejnullahu si edhe i riu Gerd Bizi. Pas këndimit te hymneve të Shqipërisë dhe Kanadasë, përshendetën Z. Muça, Zj. Ademi, Ministri Hussen, MP Wrzesnewskyj dhe MPP Baker. Më pas Presidenti i SHBSHK Z. Këllezi dhe Zv. Presidenti Zejnullahu u paraqiten titullin anëtar nderi i shoqatës 7 personave të cilet janë shquar në komunitet dhe kanë ngritur lart emrin e shqiptarëve në Kanada e botë. Titullin Anëtar Nderi e morën: Kristaq Turtulli, Hytbi Tarelli (pas vdekjes), Julian Dyrmishi, Antigoni Papastathi, Kompania “Absolut Interior”, Astrit Zemaj e Kris Todi. Gjithashtu u falenderuan bizneset që kanë ndihmuar shoqatën gjatë vitit 2017: Toni Mitro, Leonidha Bajramaj dhe Linda e Aleksander Shtembari. Gjatë mbremjes u prezantua edhe grupi i punës për projektin “Shtëpia e Shqiptarit”, me drejtues Dr. Alban Merepeza, një video a prodhuar me këtë rast nga Pasqyra Shqiptare si dhe u prezantua veprimtaria e grupit të punës nga Zëdhënësi i SHBSHK, Z. Gary Bogdani. Ishte e pranishme kamera e programit Pasqyra Shqiptare si edhe fografi Genti Hali i LGH Art Photography që percollën. aktivitetin. Torta tradicionale e festës u prodhua nga Adi e Bruna Brari të Eurpean Pattisserie. Thirrja e SHBSHK për komunitetin, sic u theksua edhe gjatë mbrëmjes festive, është te ndihmoni projektin tonë madhor duke dhuruar për SHeSH. Vizitoni www.sheshi.ca dhe përhapni lajmin me #sheshtoronto

_P7A2275 _I3A3125 _I3A3101 _I3A3098 _I3A2802 _I3A2787 _I3A2783 _I3A2781 _I3A2779 _I3A2666 _I3A2513 _I3A2510 _I3A2458 _I3A2456 _I3A2366 _I3A2359 _I3A2354 _I3A2351 _I3A2350 _I3A2331 _I3A2330 _I3A2327 _P7A2293 _P7A2283 _P7A2276

 

Comments Off on Festohet 105 vjetori i Pavarësisë – Toronto, 25 Nëntor 2017
Translate »