NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E ASAMBLESË ZGJEDHORE TË ANTARËVE TË SHOQATËS SË BASHKËSISË SHQIPTARO-KANADEZE
Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze duke falenderuar të gjithë antarët e saj, vullnetarët dhe të gjithë Komunitetin Shqiptar për kontributin e tyre të çmuar në forcimin e Shoqatës sonë të përbashkët njofton si me poshtë:
Në përputhje me Nenin 6.4(a)(b)(c) të Statutit të Shoqatës më datë 3 Shkurt, 2019 në orën 2:00 pm – 6:00 pm do të zhvillohet Mbledhja e Asamblesë Zgjedhore të Antarëve të Shoqatës. Mbledhja do te zhvillohet në Oakwood Village Library me adrese 341 Oakwood Avenue, Toronto, Ontario, M6E 2W1.
Kjo mbledhje do të zhvillohet për të zgjedhur Bordin e Ri Drejtues të Shoqatës për një periudhë dy vjeçare. Sipas Nenit 5.6(a)(c) të Statutit të Shoqatës të drejten për të votuar dhe për tu zgjedhur në organet drejtuese të Shoqatës e gezojnë vetëm personat të cilët janë antarë të Shoqatës.
Ftohen të gjithë personat që janë antarë aktual të Shoqatës të marin pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm të Shoqatës dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Shoqata fton gjithashtu të gjithë Komunitetin Shqiptar që të anetarësohen në Shoqatë dhe të japin kontributin e tyre në forcimin e mëtejshem të Shoqatës së Bashkësise Shqiptaro-Kanadeze.
KRYESIA E SHOQATËS SHQIPATRO KANADEZE TORONTO