Lajmërime

Samiti i Dytë të Diasporës në Tiranë

Në kuader të Samitit të Dytë të Diasporës që u organizua në Tiranë nga Ministria e Diaspores së Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, shoqata Shqiptaro-Kanadeze e Torontos u vlerësua me çmimin “Shqiponja e Artë”. Ky njëherësh është edhe çmimi më i lartë për diasporen që ipet nga institucioni i Kryeminstrit të Shqipërisë. Shoqata jonë u vlerësua për historikun e saj më të vjetër në Kanada dhe më gjërë, si dhe u potencuan vlerësime të larta për aktivitetet që kemi bërë ndër vite në të mirë të promovimit të kulturës dhe traditës së begatë shqiptare. Në fjalën e tij përshëndetëse , kryetari i shoqatës sonë, z. Bujar Zejnullahu shprehu mirënjohjen e tij dhe të antarësisë së shoqatës për këtë çmim duke thënë se do të vazhdojë misionin e shoqatës për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në Kanada. Më poshtë mund të klikoni për të ndjekur fjalimin e plotë të kryetarit Bujar Zejnullahu në këtë Samit.
Faleminderit Shqipëri!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »