Lajmërime

Shqiponja e Artë

Me rastin e pranimit te çmimit “Shqiponja e Artë” gjatë Samitit të Dytë të Diasporës në Tiranë, Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze, shpreh mirënjohjen e thellë për shtetin shqiptar, që vlerësoi dhe respektoi punën shumëvjeçare të shoqatës sonë përtej Atlantikut!

Shoqata, poashtu falenderon në mënyrë të veçantë të gjithë kryetarët e saj ndër vite, të cilët me punën e tyre vullnetare mbajtën të gjallë këtë shoqatë dhe misionin e saj të madh për të treguar se shqiptarët në Kanada janë mirë të integruar, por gjithmonë duke ruajtur dhe promovuar kulturën, gjuhën dhe traditën tonë brez pas brezi.

Gjithashtu, falenderojmë antarët, sponsorët tanë, median Komunitare TV Pasqyra Shqiptare dhe mbështetësit e tjerë. Falenderimet shkojnë edhe për antarët e bordit të sapozgjedhur dhe antarët e bordeve të kaluara!
Secili nga ju keni kontribuar në ruajtjen e traditës 29 vjeçare të shoqatës dhe si rezultat i punës suaj Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze u dekorua me “Shqiponjen e Artë” !
Faleminderit nga 

*************

When receiving the “The Golden Eagle” prize during the second Diaspora Summit in Tirana, the organization of the Albanian-Canadian Association, expresses deep gratitude to the Albanian state, who appreciated and respected the long-standing work of our association across the Atlantic!

The Association also thanked all its leaders for years, it’s members, sponsors, the media TV Pasqyra Shqiptare and all supporters, who with their volunteer work kept the association alive and its great mission to show that Albanians in Canada are well integrated, though always protecting and promoting our culture, language and tradition from generation to generation.

Also, thank you to the members of the newly elected and past board members! Each of you have contributed to maintain the 29th year tradition of the association and because of your work, the Association of the Albanian-Canadian Community was awarded the “The Golden Eagle” 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »