Veprimtari

Seminari i Pestë: Kujdesi ndaj të Moshuarve me Hipertension

Në ciklin e seminareve të SHBSHK të ideuara dhe kordinuara nga Dr. Ruki Kondaj u zhvillua me sukses Seminari NR. 5 për Sëmundjen e Hipertensionit dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundje nga Dr. Agron Alija, mjek familje dhe Profesor i jashtëm në Western University, London , ON të cilin e falenderojmë shumë për një prezantim tejet informativ dhe shkencor dhe me mjaft interes për pjesëmarrësit.
Faleminderit znj. Luçia Martino , “Mjeshter I Madh” për prezantimin e festimeve të Pashkëve në Frasnite , Kalabri me simbolikën e Valles arbëreshe, ngjarje e madhe për arbëreshët.
Falenderim I veçantë shkon gjithashtu për Divën Shqiptare, Mbretëreshën e muzikes së lehtë dhe ate popullore, artisten dhe Mjeshtren e madhe Aurela Gaçe, për prezencën, performancën e shkëlqyer dhe kenaqesine që dhuroi pjesëmarrësve në Seminarin e pestë duke krijuar një ambjent të këndshëm, festiv dhe mjaft familjar.
Faleminderit gjithë pjesemarresve nga shume vende të botës për prezencën dhe kontributin e tyre në çdo seminar.
SHBSHK dhe Kryetari Z. Bujar Zejnullahu mbështesin fuqishëm këto seminare për shëndetin e të moshuarve dhe duke ju falenderuar në vazhdimësi për pjesemarrjen dhe kontributin tuaj ne keto seminare ju ftojnë të regjistroheni për seminaret në vazhdim që do të zhvillohen çdo të diele ora 2pm EST.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »