Seminari i Shtatë: Kujdesi dhe Shërbimet në Ontario për Komunitetin me Aftësi të Kufizuara
Në ciklin e seminareve të SHBSHK të ideuara dhe kordinuara nga Dr. Ruki Kondaj, Presidente Nderi e SHBSHK u zhvillua me sukses Seminari NR. 7 me temën “Per njerzit me aftësi ndryshe”.
Zgjodhem ta trajtojmë këtë temë pikërisht në muajin Prill dhe jo në Mars sepse Prilli është muaji I ndërgjegjësimit nderkombetar ndaj autizmit.
Pjesëmarrësit ishin nga e gjithë bota shqiptare. Përveç Kanadasë e Amerikës , kishte edhe pjesëmarrës arbëresh nga Italia, shqiptarë të hershëm të Turqisë, shqiptarë nga Gjermania, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali I zi, Shqipëria, Greqia, etj…dhe për këtë arësye edhe suprizat ishin gjithëpërfshirëse.
Pjesëmarrësit u përshëndetën me një performancë me dy këngë nga kantautori I mirënjohur arbëresh Santino De Bartolo “Kur na arbëresh” dhe “Kur nata vjen si bora” që e prezantoi mikja jone e çmuar, Mjeshtrja e madhe, Luçia Martino
Të ftuar nderi ishin dy ambasadorët tanë të nderuar në Kanada, Ambasadorin e Republikës së Shqipërise në Kanada Sh.T Z.Ermal Muça, dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës SH.T.Z.Adriatik Kryeziu të cilët I falenderojmë për prezencën, përshëndetjet e përzemërta për shoqatën dhe ekipin drejtues të seminareve dhe për mbështetjen e tyre për seminaret e shëndetit për të moshuarit në këtë kohë izolimi nga COVID-i.
Tema për kujdesin me njerzit me aftësi ndryshe referoi Dr.Shpresa Xhakli, ish mjeke e përgjithshme , një experte e kësaj fushe dhe themeluesja e disa qendrave të autizmit në Preshevë, Kosovë, Tetovë , Ulqin e Shkodër, e konsideruar si ambasadore e autizmit, të cilën e falenderojmë shumë për një prezantim tejet informativ, ndarje të experiencës së saj personale që u prit me perlotje, por edhe me mjaft interes nga pjesëmarrësit.
Temën për paketën e Qeverisë së Ontarios për këtë kategori foli Dr.Alma Dani Disha, ish mjeke psikiatre, psikoterapiste dhe vlerësuese e paketës së ndihmës për personat me aftësi ndryshe në Ontario ku dha një expoze të plote të kesaj pakete të cilën e falenderojmë për gjithë këtë informacion me mjaft interes dhe për prezantimin mjaft dinjitoz.
Suprizat këtë radhe ishin gjithëpërfshirëse dhe këngëtarët edhe kete radhe jo vetëm nuk munguan por ishin me shumë se çdo herë.
Falenderim të veçante për këngëtaren e mirënjohur e të sukseshme , shqiptaro kanadezen Tringa Rexhepi për përformancën e saj të shkëqyer për pjesëmarrësit, me këngët e të madhes Vace Zela, etj.
Faleminderit shumë të riut të talentuar nga London Ontario Blendi Alija që sëbashku me Dr. Agron Alija, babanë e tij realizuan një performancë të kendshme me kengen e Phil Collins duke dhuruar kenaqësi pjesëmarrësve në seminar.
Falenderim të veçantë për këngëtaren nga Maqedonia Besiana Mehmeti e mirënjohur në shumë festivale të këngës, profesore e muzikës, soprano, për performancēn e shkëlqyer dhe kenaqesinë që ju dhuroi pjesëmarrësve në Seminarin e shtatë për shëndetin e të moshuarve.
Faleminderim te vecante për këngëtaren vlonjate me timbrin e veçantë të zerit, Maya Alickaj, një këngëtare shumë e mirënjohur, e gjithanshme jo vetëm e këngëve vlonjate, e polifonisë, por edhe përmetare, tropojane e kudo për performancen e saj të shkëlqyer me kolazh këngësh të krijuara nga vetë ajo duke krijuar një ambjent të këndshëm e festiv.
Faleminderit si gjithnjë Pasqyrës Shqiptare dhe producentin Ilir Lena për prezencën dhe pasqyrimin e seminareve tona, por edhe gjithë aktiviteteve te shoqatës, po ashtu edhe gazeta Diaspora Shqiptare me përfaqesuesit e saj qendror dhe nga Amerika e Kanadaja ku kane pasqyruar vete ecurinë e seminareve duke marre si burim publikimet tona në mediat sociale.
Faleminderit gjithë pjesëmarrsve nga shume vende të botës për prezencën dhe kontributin e tyre në çdo seminar.
Faleminderit përfaqësuesve të bordit të shoqatës Irene Breznica, Amarda Selimi dhe Vlora Rrustemi për prezencën në seminarin e shtatë të Shëndetit për të moshuarit !
SHBSHK dhe Kryetari Z. Bujar Zejnullahu ka mbështetur fuqishëm këto seminare për shëndetin e të moshuarve dhe në përfundim Z.Zejnullahu duke bërë përmbylljen shprehu mirënohjen për grupin e punës e gjithë pjesëmarrësit në seminaret e shëndetit duke ju uruar të gjitheve shëndet e mbarësi në familjet e tyre.