Veprimtari

Vizita e Presidentes së Republikës së Kosovës, SH.S.Znj. Vjosa Osmani-Sadriu , organizuar nga SH.B.SH.K.

Më 21, Nëntor 2021 në ‘The Albany Club,’ Toronto u zhvillua takimi për nder të vizitës së Presidentes të Republikës së Kosovës, SH.S.Znj. Vjosa Osmani-Sadriu , organizuar nga SH.B.SH.K.

Merrnin pjesë Ambasadori I Republikës së Kosovës në Kanada SH.T.Zoti Adriatik Kryeziu, Konsulli I Përgjithshëm I Republikës së Kosovës Z. Donat Syla, I ngrakuari me punë I Republikës së Maqedonisë së Veriut Z.Ilir Islami, përfaqësues të shoqatave si motra në Toronto e GTA, miq e të ftuar, etj.

Në fjalen e hapjes kryetari Bujar Zejnullahu falenderoi Presidenten SH.S.Znj. Vjosa Osmani-Sadriu për vizitën , trupin diplomatik, grupin e punës dhe sponsorat dhe të gjithe qe e bene te mundur takimin.

Pas fjales se presidentes SH.S. Vjosa Osmani me nje vleresim te larte per diasporen dhe rolin e saj, asaj ju dorezua Ligji I trashegimise shqiptare dhe stemat e trashegimise nga Dr. Ruki Kondaj, Irene Breznica dhe Rex Ferati.

Nje kopje e Ligjit të Trashegimise ju dorezua dhe Shoqatës Shqiptare Illyria London, ON

Mbremja kaloi ne nje koktej me biseda e foto te perbashketa .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »