Lajmërime

Lajmerim për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme Zgjedhore të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto

Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze duke falenderuar të gjithë antarët e saj, vullnetarët dhe të gjithë Komunitetin Shqiptar për kontributin e tyre të çmuar në forcimin e Shoqatës sonë të përbashkët njofton si më poshtë:

Në përputhje me Nenin 6.4(a)(b)(c) të Statutit të Shoqatës më datë 2 Mars 2025 në orën 11:00 am – 2:00 pm do të zhvillohet Mbledhja e Asamblesë Zgjedhore të Antarëve të Shoqatës. Mbledhja do te zhvillohet në zyrën e shoqatës në 85 Ingram Drive , North York, Ontario, M6M 2L7.

Kjo mbledhje do të zhvillohet për të zgjedhur Bordin e Ri Drejtues të Shoqatës për një periudhë dy vjeçare. Sipas Nenit 5.6(a)(c) të Statutit të Shoqatës të drejten për të votuar dhe për tu zgjedhur në organet drejtuese të Shoqatës e gezojnë vetëm personat të cilët janë antarë të Shoqatës.

Ftohen të gjithë personat që janë antarë aktual të Shoqatës të marin pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm të Shoqatës dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Shoqata fton gjithashtu të gjithë Komunitetin Shqiptar që të anetarësohen në Shoqatë dhe të japin kontributin e tyre në forcimin e mëtejshem të Shoqatës së Bashkësise Shqiptaro-Kanadeze.

KRYESIA E SHOQATËS SHQIPTARO KANADEZE TORONTO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Translate »