Promovim i librit “Magjia e Rilindjes Kombëtare” i Prof. Albert Frashëri
Ditën e diel, më datë 18 shtator 2016, në mjediset e një nga bibliotekave të Torontos, në 145 Annette Street, me një audiencë shumë të zgjedhur, dashamirës e miq te autorit, u promovua iibri “Magjia e Rilindjes Kombëtare”, i Prof. Albert Frashërit, me banim në Itali, organizuar nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK), Pasqyra Shqiptare dhe Arben e Mirela Saraçi (mbesa e autorit).
Hapjen dhe moderimin e aktivitetit e bëri presidenti i shoqatës, Ramazan Këllezi i cili pasi falenderoi autorin, pjesëmarrësit, bashkëorganizatorët bëri një përshkrim të biografise së pasur të autorit që u pasua me një diskutim shumë profesional, një analize përmbledhëse të librit nga Ilir Lena, Drejtues i emisionit televiziv Pasqyra Shqiptare.
Më tej u kalua në pyetje e diskutime nga pjesëmarrësit, ku u dëgjua me shumë interes e vëmendje të madhe fjala e autorit Frashëri dhe përgjigjet e pyetjeve të shumta. Pyetje e diskutime u bënë nga dr. Ruki Kondaj, Artan Sejko, Prof. Jani Papadhimitri, Dhimiter Zhoga, Afërdita Gjikaj, etj. dhe nga vetë mbesa e autorit Mirela Saraçi, e cila me shumë emocion kujtoi mbështetjen e vazhdueshme që profesori i ka dhënë gjithnjë në jetën e saj.
Një e re e sapoantarësuar në shoqatë, zj.Lusi Braçe, e diplomuar në avokati bëri një lexim të një pjese të librit të autorit.
Një koktej ishte përgatitur nga familja Saraçi për nder të pjesemarresve në këtë aktivitet tejet mbresëlënës, gjatë së cilit jo vetem u pasqyrua vepra e autorit ne dobi te ceshtjes shqiptare, por edhe u hodhen shume ide e propozime per të ardhmen.
Si gjithnjë, Pasqyra Shqiptare, bashkëorganizator i veprimtarisë, bëri filmimin e plotë të aktivitetit, transmetimi i te cilit do te behet ne javët e ardhshme. Aktiviteti u mbyll edhe me disa foto sëbashku me autorin e pjesëmarrësit në këtë takim.