Nderohet nga konsullata gjermane në Toronto ish-parlamentari Tony Ruprecht

Më datë 24 janar, me ftesë të konsullit gjerman në Toronto z. Walter Stechel, Dr. Ruki Kondaj mori pjesë në nderimin e ish-parlamentarit Tony Ruprecht si anëtar nderi i konsullatës gjermane. Morën pjesë shumë personalitete partiake dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme, konsuj dhe miq e dashamirës të tij.
Dr. Kondaj ishte e ftuar si përfaqësuese e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto së bashku me konsullin e nderit z. Genc Tirana. I ftuar ishte edhe ish kandidati shqiptar për deputet i pavaruar z. Mark Jagg.
Konsulli i përgjithshëm gjerman në Kanada z. Stechel vlerësoi lart kontributin e z. Tony Ruprecht për gjithë aktivitetin e tij të ngjeshur poiltik 30 vjeçar dhe për këtë arsye konsullata gjermane e nderoi me titullin Anëtar nderi.

2Z. Ruprecht është parlamentari i parë që ka ndihmuar në ngritjen zyrtare të flamurit kuqezi para parlamentit të Ontarios “detyrë” që më pas ia la parlamentares Donna Cansfield.

Takimi kaloi në një atmosferë miqësore ku konsullata kishte përgatiur një koktej të bollshëm e të shijshëm. U zhvilluan biseda miqësore midis pjesëmarrësve dhe u bënë foto të shumta në kujtim të kësaj dite të bukur me gjithë miqtë që e nderuan z. Ruprecht.

Related Events

Lajmerim për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme Zgjedhore të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto

Promovimi i librit të Profesor Saimir Lolja

Festa e Pavarësisë 2024

Scroll to Top