Nevruz 2014, ftesë nga Shoqata Turke në Toronto

Për të dytin vit rradhazi Shoqata e Bashkësië Shqiptaro-Kanadeze Toronto, ftohet për tu përfaqësuar në aktivitetin e përvitshëm  “NEVRUZ” organizuar nga Shoqata e Bashkësisë Turke këtu në Toronto nën moton “Kërcimi midis Kulturave” i cili u mbajt në datën 30 mars 2014. “Shqiponjat e Vogla” edhe këtë vit u paraqitën me dinjitet dhe tërhoqën vëmëndjen e të pranishmëve ashtu si një vit më parë. Duartrokitjet i shoqëruan vallëtaret tona gjatë gjithë kohës duke i vlerësuar për interpretimin me nivel të valleve shqiptare. Nga shoqata morën pjesë Dr. Ruki Kondaj dhe z. Ramazan Këllezi.

novrus

Në këtë  aktivitet morën pjesë grupe vallëtarësh nga Turqia, Uzbekistan, Azerbajxhan,Tartaristan etj  si dhe u paraqitën traditat e tyre në gatim sipas krahinave të ndryshme të vëndeve që përfaqësonin.
Në fund të aktivitetit përshendetën  deputetë dhe personalitete të ftuar enkas për këtë festë ku u shpërndanë çertifikata për të gjitha grupet pjesëmarrëse.
Shqiponjave te vogla ju dorezua nje Certifikate mirenjohje per performance e tyre te shkelqyer.

Related Events

Lajmerim për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme Zgjedhore të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto

Promovimi i librit të Profesor Saimir Lolja

Festa e Pavarësisë 2024

Scroll to Top