Dr. Ruki Kondaj dhe z. Fatos Prishtina nderohen me medaljen Queen Elizabeth II Diamond Jubilee

Duke nderuar jo vetëm një person, por duke treguar vëmendje për të gjithë shqiptarët me banim në Kanada, Governatori i përgjithshëm i Kanadasë vlerësoi me medaljen Queen Elizabeth II Diamond Jubilee Award, në 60 vjetorin e hypjes së mbretëreshës në fronin mbretëror, presidenten e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, Dr. Ruki Kondaj.

Jubilee_award
Dhenja e medaljes "Queen Diamond Jubilee Award" Dr.Ruki Kondaj, presidente e SHBSHK
Dhenja e medaljes “Queen Diamond Jubilee Award” Dr.Ruki Kondaj, presidente e SHBSHK

Motivacioni i këtij vlerësimi citon: “Për një kontribut të çmuar ndaj komunitetit, vendit të saj dhe Kanadasë”. Dita e zgjedhur ishte pikërisht mbrëmja e madhe e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Toronto. Medaljen e dorëzoi Ministri i Ekonomisë dhe zhvillimit të Ontarios, Hon. Brad Duguid, në prani të Anëtarit të Parlamentit Federal të Kanadasë dhe përgjegjës për multikulturalizmin, Hon. Jim Karygiannis, Ambasadores së Shqipërisë në Kanada znj. Elida Petoshati dhe Borys Wrzesnewskyj, ish Anëtar i Parlamentit.

fatos
Dhenja e medaljes “Queen Diamond Jubilee Award” z.Fatos Prishtina

Këtë vit jubilar për Mbretëreshën, çmimin e mësipërm do ta marrin rreth 60.000 qytetarë kanadezë që e meritojnë. Midis tyre renditet dukshëm edhe z. Fatos Prishtina, bashkatdhetar i nderuar dhe biznesmen i palodhur në Toronto.

Related Events

Lajmerim për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme Zgjedhore të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto

Promovimi i librit të Profesor Saimir Lolja

Festa e Pavarësisë 2024

Scroll to Top