Uncategorized

Dokumentaret e Dr. Nusret Pllanës dhe regjizorit Luan Kryeziu promovohen në Toronto nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze

Ne daten 8 maj 2016 me iniciativen e Presidentes se Nderit te shoqates Dr. Ruki Kondaj, ne ambientet e LeRoyal & Lounge ne Mississauga u promovuan dy dokumentaret  e pare per Shoqaten Nene Tereza dhe i dyti per maskaren me te madhe te Kosoves, me autoresi te Dr. Nusret Pllanes dhe regjisorit te mirenjohur Luan Kryeziu. Megjithese ky aktivitet perkoi me diten e nenes, pjesemarrja qe shume e madhe, te pranishem nga te gjitha trevat shqiptare: Shqiperi, Kosove, Shqiptaret e Maqedonise e Camerise si dhe shume perfaqesues te ardhur nga Michigan si Famulltari I kishes “Zonja Pajtore” Don Ndue Gjergji, Dr. Gjeka Gjelaj, Znj.Rita Gjelaj, Z.Valentin Lumaj, si dhe nga Alberta Z.Tahir Veliu ideatori i Levizjes per Shqiperine e Bashkuar, nga Chicago Z.Ilir Ademi perfqasues i organizates Cameria. Gjithashtu per te pershendetur aktivitetin ishte I pranishem Z. Shaban Gosalci, zevendes shefi I Misionit Diplomatik te Kosoves ne Ottawa.

Programin e hapi Presidenti I Shoqates Shqiptaro-Kanadeze ne Toronto Z. Ramazan Kellezi i cili pasi falenderoi te pranishmit dhe mysafiret e ardhur, ftoi bashkeatdhetaret te kendonin se bashku himnin kombetar te Kanadse dhe Shqiperise. Me pas Z. Kellezi lexoi Biografine e Dr.Nusret Pllanes e cila u duartrokit nga te pranishmit. Z.Kellezi ftoi gjithashtu te pranishmit te ndiqnin shfaqen e dy dokumentareve te titulluar “Shoqata Humanitare Nene Tereza” si dhe “Deshmite e Heshtura”.

Ne foltore u ftua Zv.Ambasadori I Kosoves Z. Shaban Gosalci, Dom Ndue Gjergji, Dr. Ruki Kondaj, Z. Tahir Veliu si dhe Z. Ilir Ademi te cilet vleresuan se tepermi kete aktivitet te titulluar “Mos Harresa ne Sherbim te Kujteses Historike” dhe te gjithe percollen mesazhin e bashkepunimit mes njeri-tjetrit, kembenguljen per drejtesi si dhe dhimbjen e madhe per jetet e pafajshme te marre nga regjimi fashist serb. Dr. Kondaj si iniciatore e ketij aktiviteti me shume vlera kombetare vleresoi pjesemarresit, mysafiret dhe dha mendime te vyera per dokumentaret si dhe vleresoi Dr.Nusret Pllanen si kryediplomati dhe ambasadori me i mire I ceshtjes shqiptare dhe I histories sone te dhimshme. Gjithashtu Dr.Kondaj falenderoi familjaret dhe vajzen e familjes Guleci nga Gostivari qe fitoi cmimin e pare ne Toronto dhe cmimin e trete ne Kanada ne Olimpiaden robotike.

Ne fund e mori fjalen Dr. Pllana i cili vleresoi dhe falenderoi pjesemarresit per prezencen e tyre, “Nuk ka” –tha Dr. Pllana- “ kenaqesi me te madhe per nje autor e krijues  kur salla eshte e mbushur me bashkeatdhetare te cilet me perkushtim ndjekin dhe vleresojne punen tende”. Pasi foli per dokumentaret ai u perqendrua ne librin e tij qe po ben xhiron e botes “Terrori Serb mbi Shqiptaret 1844-1999” nje liber unikal, i perkthyer ne 8 gjuhe te huaja ne te cilin pasqyrohet me se miri çdo mizori e fashizmit serb mbi Shqiptaret ne Kosove.

Pas fjales emocionuese te Dr.Pllanes nga salla kerkuan fjalen dy persona nga Kosova Z.Faik Shabani dhe Z.Shaban Babatincka te cilet vleresuan mundin dhe perpjekejet e medha te Dr.Pllanes si dhe hodhen mendimin e nje mbeshtetje me te madhe te ketij problemi nga qeveria e Kosoves.

Nje falenderim i vecante i dedikohet Z.Bedri Toqani i cili e beri te mundur ardhjen e Dr.Nusret Pllanes.

Ky promovimi pati dhe te vecantat e radhes me shfaqjen e bukur te “Shqiponjave te Vogla” pergatitur nga  koreografi Ramazan Kellezi, njekohesishte kryetar I shoqates, te cilat  emocionuan aq shume publikun me performance e tyre te perkryer dhe u shoqeruan me duartrokitje te fuqishme. “Shqiponjat e Vogla” interpretuan 3 valle popullore nga treva te ndryshme e me pas te gjithe te pranishmit u ftuan ne banketin e mrekullueshem me ushqime te tradites shqiptare, shtruar nga sponsorit tane, kaloi ne nje atmosphere teper festive e miqesore.

Realizimi i ketij aktiviteti u be i mundur pa dyshim nga sponsorat tane te perhershem Z. Bedri Toqani, Z. Bujar e Visar Zejnullahu, Z. Adnan Aliti, Z. Behadin e Nazim Qafleshi te cilet zune vendin e pare ne falenderimin e Z.Kellezi drejtuar atyre ne publik.

Comments Off on Dokumentaret e Dr. Nusret Pllanës dhe regjizorit Luan Kryeziu promovohen në Toronto nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze
Translate »