Gonxhe Bojaxhiu
GONXHE BOJAXHIU – NËNË TEREZA, SHQIPTARJA E SHENJTËRUAR
Saimir Lolja
Nënë Tereza rrjedh nga një familje shkodrane e zbritur nga Fani i Mirditës dhe më pas e shpërngulur në Prizren e më vonë në Shkup. Ishte fëmija e tretë e prindërve Kolë dhe Drane Bojaxhiu. Lindi në Shkup, ku i ati merrej me tregëti dhe mblidhte në shtëpinë e vet artistë dhe atdhetarë shqiptarë. Ditëlindja e saj është 27 Gusht 1910. Gjashte vjet me pare kishte lindur e motra, Agia, dhe tre vjet pas Ages, i vellai Lazri. Mesimet e para i beri ne nje shkolle shqipe te Shkupit, ndersa gjimnazin, po ne ate qytet ne gjuhen serbo-kroate. Familja e Nënë Terezës u transferua në Tiranë, pasi i ati i Terezës vdiq i helmuar nga sllavët gjatë një udhëtimi për në Beograd ku shkoi për të hapur një shkollë shqipe. Pasionet e saj te rinise ishin të bëhej mësuese, të shkruante dhe të recitonte poezi, të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjece dhe u be murgeshe në Institutin Motrat e Loretos, në Irlandë.
Sipas Artistes së Popullit Marija Kraja dhe njëkohesisht mike e familjes së Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Tereza e ka quajtur ditën më të bukur të jetës së saj, ditën kur për herë të pare pas 50 vjetësh vizitoi Shqipërinë në vitin 1989. Prejardhja e saj shqiptare e bëri shoqëruese të Papës gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 1993. Fqinjët e shtepise se prinderve te saj, që vonë e kishin mësuar emrin e saj, çuditeshin kur shihnin gruan e vogël por me famë të madhe që shkelte në rrugicën e tyre me këmbët e zbathura, tregon Marija Kraja.
Nënë Tereza haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi ne ambjente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip jane letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobël më 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 qershor 1978. Kur ishte e re jo vetëm ka folur, por ka shkrojtur edhe poezi në gjuhën shqipe. Për shembull poezinë e mëposhtme e shkrojti kur ishte 22 vjeçe gjatë udhës për në Indi.
LAMTUMIRË
Po lë shtëpinë zemërfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n’Bengalin dergje-vrarë
Atje, në të largtin vis.
Lë të njohurit në mejtime
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T’i shërbej Krishtit tim.
Nënë e dashur, lamtumirë
Ju le shënde’n miq të mi
Më djeg, o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi…
Dhe anija lehtë lehtë lundron
Pret valët e detit të trazuar,
Për herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.
Qëndron në anije e galduar
Fytyrë e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re,
Një kryq hekuri n’dorë shtërngon
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të,
Pranoje, këtë flijim, o Zot,
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do të madhëroj!
Si shpërblim, Të lus o i Hirt’,
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veçse Ti e di.
Dhe t’imtë, të pastër si n’ag vere vesojnë
Të valët lot rjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.
Në çastin e marrjes se Çmimit Nobël më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri.
Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri letra. Ajo i kish dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Një tjetër letër ia kish nisur ish-Presidentit të Republikës në vitin 1989, te cilit i theksonte se: për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim. Kurse letrën e tretë ia kish drejtuar kryetares së Frontit Demokratik, te ciles i lutej që ta ndihmonte për të ardhur në Shqipëri pasi donte të shihte varrin e nënës së saj. Me ne fund, e para pashaportë (per kete rast ishte diplomatike) e dhënë për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezës e cila vizitoi Shqipërinë me 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pashaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pashaporten Shqiptare ajo u pergjegj: E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do të jem vetë aty. Kur mori çmimin Nobël në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pashaportën, por ajo nuk pranoi.
Në vitin 1991 presidenca shqiptare krijoi dekoratat me tituj Urdhri Nënë Tereza e Artë dhe Nënë Tereza e Argjendtë. Ky urdhër do t’u jepej veprimtarëve të cilët do të jepnin ndihmesë të veçantë në shërbimet njerzore. R. Alia e dekretoi një urdhër të tillë, por nuk e dha ndonjëherë, ndoshta me pretekstin se në Shqipëri nuk kish të varfër e nuk kish vend për shërbime bamirësie. S. Berisha, që zuri vendin e tij e dha aq shumë këtë urdhër sa e shpërdoroi atë. R. Meidani gati e harroi. Sot nuk dihet nëse ekziston apo jo. Kur erdhi për herë të dytë në Shqipëri ne Gusht 1992, ajo i shkruan një letër të shkurtër R. Alisë, i cili në atë kohë ishte futur në burg: …Iu falenderoj që dhatë leje për hapjen e misionit tonë në Shqipëri… Le të lutemi së bashku për popullin tonë. Lutu edhe ti!…
Sipas gazetes Washington Post, 16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nënë Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi shte qytet i perandorise Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nënë Terezës qe sipas gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se verën qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nënë Terezës, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per ta deguar ne Rome me rastin e saj te shënjeterimit. Por zeri i bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nënë Terezës beri qe ai skulptor ta harronte ëndrrën që pati.
Nënë Tereza vdiq në Kalkuta të Indisë më 5 Shtator 1997. Shënjtërimi i saj më 19 tetor 2003 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u ndoq nga 250,000 njerëz dhe u filmua nga të gjitha televizionet e botës. Paralelisht veprimtarite festive ne Tirane, Prishtine jane te shumta dhe te organizuara nga qeveria, Bashkia e Tiranës dhe Akademia e Shkencave. Për të po ngrihen përmendore në Tiranë, Prishtine, Bratislavë (Sllovaki), Strasburg (Evrope), Tenenerife (Madagaskar), Johanesburg (Afrika e Jugut), etj.
Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Klinton ka thënë botërisht në qershor 2002: Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7’500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47,000 viktima te lebrës në 54 klinika, kujdesej per 3400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtëpi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime. Sot, Urdhri i saj ka më shumë se 700 shtëpia në 132 vende.
Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ja dorezoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombetar Xhon Kennedy, në Uashington; Nena e te Gjithe Nenave; Balzan; Çmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj