Uncategorized

Zgjedhjet e reja për kryesinë e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze në Toronto

Sipas traditës dhe në bazë të statutit të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, të dielën me datë 27 qershor 2010, u kryen zgjedhjet e reja për kryesinë e kësaj shoqate.

E veçanta e këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja Më e madhe e bashkëatdhetarëve që votuan për kryesinë e re dhe larmia e kanditaturave të reja  për anëtarë të kryesisë. Nga votimet u zgjodhën 11 anëtarë të cilët do të drejtojnë punën dhe do të organizojnë veprimtaritë gjatë dyvjeçarit 2010-2012.

Për tu përmendur është fakti që për herë të parë kjo shoqatë, e nisur në gusht të vitit 1989, do të drejtohet nga një zonjë, Ruki Kondaj, Doktoreshë e Shkencave Farmaceutike.  Përfaqësimi për herë të parë i rinisë studentore shqiptaro-kanadeze në kryesi si dhe numri i lartë i grave, është një aspekt tjetër pozitiv i këtyre zgjedhjeve të fundit që jep shpresa për të ardhmen.

Emrat e skuadrës së re drejtuese janë:

1. Kryetare: Dr. Ruki Kondaj (Doktoreshë e Shkencave Farmaceutike)

2.Sekretar i përgjithshëm: Z. Roland Lelaj (Përkthyes, Graphic Designer)

3. Znj. Arta Tafaj (Ekonomiste)

4. Zj. Borelda Mila (E sapodiplomuar për Financë)

5. Znj. Emiljana Anastasi Zenelaj (Biokimiste)

6. Z. Ilir Çelaj (Mësues)

7. Dr. Lindita Bushi (Doktoreshë e Shkencave Mjedisore)

8. Z. Leonard Zoga (Mekanik)

9. Znj. Rajmonda Demaj (Mësuese e Gjuhës shqipe)

10. Z. Ylli Loci (Ekonomist)

Zëdhënëse e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze

Zj. Borelda Mila

Grupi i ri drejtues do të përpiqet të vazhdojë më tej punën e shumë viteve të shkuara për ruajtjen e vlerave më të qenësishme të traditave, gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgim, për rritjen e vlerave dhe reputacionit të shqiptarëve në Kanada dhe të integrimit sa më të mirë e dinjitoz të tyre në jetën e shoqërisë multikulturore kanadeze. Të gjitha këto synime do të arrihen duke patur si përparësi bashkëpunimin e hapur në të gjitha drejtimet dhe duke vënë në praktikë një transparencë të plotë.

Mirëpresim sugjerimet, propozimet dhe kritikat tuaja për të bërë diçka të mire për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Toronto e rrethinat e saj.

Albanian-Canadian Community Association

26 Six Point Rd, Etobicoke

Tel. 416-503-4704

info@albcan.org

www.albcan.org

 

Comments Off on Zgjedhjet e reja për kryesinë e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze në Toronto
Translate »