Uncategorized

Dr. Ruki Kondaj merr pjesë në një takim në bashkinë Pickering

Më datën 17 mars dr. Kondaj, Presidente e Shoqatës Shqiptaro Kanadeze Toronto u ftua nga Bashkia e komunës Pickering  dhe kordinatorja Shashi Bahtia për rajonin Durham së bashku me drejtues të tjerë të grupeve  multukulturore në kuadër të lidhjes së marrvëshjes Kanada-Kore. Përveç përfaqësuesve shtetërorë dhe parlamentarëve të shumtë që nga Claringotn e deri në Scarborough East, merrnin pjesë kryebashkiakët dhe zv/kryebashkiakë të qyteteve të rajonit Durham dhe mjaft biznese koreane e të grupeve të tjera etnike të rajonit.

Takimin e moderoi zv/kryetari I Bashkisë Pickering, Doug Dickerson i cili prezantoi të gjithë të ftuarit dhe ftoi me radhë parlamentarët,  përfaqësuesit e Koresë dhe bizneset e grupet multikulturore.

Më pas pati shumë pyetje dhe diskutime nga të pranishmit dhe në fund në sallën kryesore të bashkisë u shtrua një koktej dhe u bënë fotot e rastit. Gjatë koktejit u bënë takime  e bisdesa të ndërsjellta midis pjesëmarrësve duke krijuar një njohje të re midis grupeve të ndryshme.

Comments Off on Dr. Ruki Kondaj merr pjesë në një takim në bashkinë Pickering
Translate »