Lajmërime

Përparim Kapllani: “The Last Will”
(Amaneti i fundit) një roman i ri
në përvjetorin e masakrave të Çamërisë

Më 27 qershor 2013, nё mjediset e lokalit Albany Pizza, pikёrisht nё ditёn e genocidit çam u bë promovimi i librit më të ri “The Last Will” i z. Pёrparim Kapllani, shkrimtar e gazetar shqiptaro-kanadez. Edhe pse kjo vepër është thurur si roman, ajo bazohet plotësisht në ngjarje reale e të jetuara.
Në takim merrnin pjesё tё ftuar, miq e shokё tё autorit, shkrimtarët Faruk Myrtaj dhe Fluturak Gërmenji, nga shtёpia botuese kanadeze IWOI (In Our Words Inc.), Cheryl Antao Xavier, Brandon Pitts, redaktor dhe shkrimtar nga Los Angeles, Jasmine Da Costa, Susan Munro, poete, dhe Mary Ellen Koroscill nga një kompani promovimi. Kishte pёrfaqёsues tё forumit shqiptar nё Kanada si dhe pёrfaqёsues tё SHBSHK-së Toronto, dr. Ruki Kondaj, Xhemi Agaj dhe Uarda Kёllezi, aktiviste e shoqatёs e cila lexoi njё pjesё shumё tё dhimbshme nga libri qё i pёrloti tё gjithё pjesёmarrёsit. Pas diskutimesh dhe bisedash tё kёndshme, z. Kapllani shtroi njё kotkej pёr të pranishmit duke i falenderuar tё gjithё pёr pjesёmarrjen e cila ishte e admirueshme edhe pse ishte njё ditё e zakonshme jave pas pune. Pjesёmarrja e televizionit Pasqyra Shqiptare si gjithnjё e bёri edhe mё tё afёrt kёtё takim pёr publikun jo vetem nё Kanada por edhe gjetkё.
Nuk mungonin dashamirës dhe miq të autorit, tё cilёt e pёrgёzonin pёr kёtё krijimtari tё suksesshme por edhe pёr biznesin e tij qё rritet çdo ditë, me karakteristikën e flamurit kuq e zi qё valëvitet nё hyrje tё lokalit e qё e dallon edhe mё shumё si biznes shqiptar.
Z. Pёrparim nuk ёshtё vetёm njё shkrimtar prodhimtar e njё biznesmen i suksesshёm por edhe njё pёrkrahёs i fuqishёm i Shoqatёs Shqiptaro-Kanadeze në Toronto. Ai nё mёnyrё sitematike mbështet veprimtaritë e shoqatёs qё i shёrbejnё më tej lidhjeve dhe forcimit tё komunitetit shqiptar nё Kanada.
Mbi këtë libër, që është ndër të parët në gjuhën angleze dhe trajton problemin e genocidit çam, u shkrua menjëherë në shtypin e përditshëm shqiptar në Shqipëri e Kosovë. Autori dha një intervistë të gjatë në njerën nga radiot e Torontos dhe në një buletin shtypi publikimi i librit u mor në analizë edhe nga Ministria e Diasporës Greke e cila varet nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Në buletinin e përmendur shkruhej me fjalë të ekuilibruara mbi botimin e librit dhe tematikën e tij, dhe përmendeshin fragmente nga intervista radiofonike e autorit shqiptar.
Për më shumë informacione mbi librin mund të vizitoni faqen zyrtare të autorit http://www.kapllani.com

Comments Off on Përparim Kapllani: “The Last Will”
(Amaneti i fundit) një roman i ri
në përvjetorin e masakrave të Çamërisë
Translate »