Veprimtari

Në Toronto kremtohet “Black Ribbon Day”

Me daten 23 gusht 2013 një përfaqësi e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto me Dr. Ruki Kondaj, president dhe znj. Irma Luli, sekretare, morën pjesë në ditën e përkujtimit të viktimave të nazizmit e komunizmit të quajtur “Black Ribbon Day” organizuar nga CEEC (Këshilli i Europës Qëndrore dhe Lindore në Kanada) nën drejtimin e presidentes së Shoqatës së Lituanisë, Prof. Joana Kuras. Prej më se 25 vjetësh kjo ditë është shpalluar si ditë kombëtare në Kanada dhe përkujtohet cdo vit në provinca të ndryshme të saj.

Prof. Joana Kuras kishte përgatitur një program  dinjitoz të kombinuar me përshëndetje dhe  muzikë klasike. Merrnin pjesë shumë personalitete politike nga të gjitha partitë binte në sy anëtari I parlamentit të Kanadasë për multikulturarizmin, ligjëruesi më i mirë i këtij aktiviteti, mbështetës i fuqishëm i SHBSHK Hon. Jim Karygiannis.

Në fund, të gjtiha vendet anëtare me flamur në dorë bënë një parakalim të thjeshtë simbolik.

black-ribbon1

Që nga koha e pranimit në CEEC, SHBSHK është pjesëmarrëse akitve në të gjitha veprimtaritë e organizuara nga ky këshill duke plotësuar  më së miri një nga pikat e programit tonue  për bashkëpunimin në kuadër të multikulturarizmit.

Comments Off on Në Toronto kremtohet “Black Ribbon Day”
Translate »