Lajmërime,  Veprimtari

Shpallja e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Parlamentin e Ontarios

Kulmi i festimeve dhe konkluzioni i gjithë aktiviteteve të 102 vjetorit të Pavarësisë ishte shpallja për të parën herë në Parlamentin e Ontarios të Muajit të Trashëgimisë Shqipare, në datën 26 Nëntor, në Queen’s Park. Ky aktivitet u realizua pas një këmbënguljeje sistematike të presidentes së shoqatës Dr. Ruki Kondaj dhe z. Ramazan Këllezi. Për këtë qëllim u krijua një grup i posaçëm pune në të cilin bënë pjesë edhe Prof. Saimir Lolja, anëtarët e këshillit të nderit Prof. Kristian Bukuroshi dhe z. Iljaz Loku, z. Ilir Lena nga Pasqyra Shqiptare, Dr. Arsim Sinani dhe z. Xhemi Agaj nënkryetar i shoqatës.
rukiSalla e zbukuruar bëri përshtypje tek gjithë personeli i parlamentit për bukurinë dhe larminë e produkteve. Studentja Uarda Këllezi moderoi ndërsa tenori i ri Dion Këllezi  çeli siparin e këtij aktiviteti me himnet e Kanadasë dhe Shqipërisë. Nga foltorja Dr. Kondaj theksoi se shpallja e trashëgimisë kulturore shqiptare këtu në Toronto nuk ju shërben vetëm brezave të rinj por ajo bëhet pjesë e mozaikut  të trashëgimisë kanadeze.

Të ftuarit e tjerë në aktivitet si mikpritësi ministri i Trajnimit, Kolegjeve dhe Universiteteve Brad Duguid, MPP Yvan Baker, ministri Mario Sergio dhe  MPP Peter Milczyn përshëndetën me radhë.

H4Ministri Duguid  theksoi se shqiptarët janë të gjithë artistë dhe pasuri e provincës sonë, duke vlerësuar me nota të larta edhe punën e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto. Me tej foli edhe parlamentarja Laura Albanese, ndërsa Yvan Baker, me origjinë ukrainase, foli në shqip “Mirëdita, pranoni urimet e mia. Jam krenar që jam shqiptar”. Ai vlerësoi ekspozitën tonë si një nga më te mirat deri më sot. Aktiviteti organizuar me përsosmëri  e realizoi qëllimin e vet: pasqyrimin e traditave shqiptare në muzikë, pikturë, letërsi, histori, kostumografi si dhe gastronomi me produkte të Old Mill Pastry & Deli dhe Alba Catering.

H5

Artistët që përformuan si Jani Papadhimitri, Rudin Lengo, piktori i talentuar Bujar Asllani, skulpturat e Skëndërbeut dhe Nënë Terezës nga Hytbi Tarelli, albumi me biografinë e Nënë Terezës nga Don Lush Gjergji, “Kryqëtari i Fundit” nga autori Virgjil Kule, “Amaneti i Fundit” i Përparim Kapllanit, “Hani me dy porta” i Kristaq Turtullit , “Albumi per Shqiperine nga Ajri” i Alket Islamit, punimet me motive shqiptare dhuruar nga znj. Makbule Lena, një qilim 100 vjeçar dhuruar shoqatës nga znj. Kalia Musha, kostumet popullore të veshura nga “Shqiponjave të Vogla”, jeleku 100 vjeçar me motive te jugut nga Emiljana Zenelaj etj. Materiali me video i përgatitur nga Ilir Lena i dha këtij aktiviteti vlera të pakrahasueshme shqiptare që u vlerësuan nga të gjithë të pranishmit.

H3

Në fund torta e përgatitur nga Adi e Bruna Brari  e kurorëzuan mbylljen  e këtij aktiviteti të rëndësishëm. Me këmbënguljen e shoqatës dhe me mbështetjen e parlamentarëve Laura Albanese dhe Yvan Baker, muaji nëntor do të shpallet nga Parlamenti i Ontarios “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare”. Kjo punë i dedikohet përkushtimit, këmbënguljes dhe vazhdimësisë të punës vullnetare të gjithë bordit dhe të drejtuesve të tij nën logon e SHBSHK Toronto.

Comments Off on Shpallja e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Parlamentin e Ontarios
Translate »