Promovimi i librit “Tell it to the World” i autorit Eliott Behar
Më 25 janar pranë zyrës së SHBSHK u organizua një takim për promovim të Librit “Tell it to the World” Tregoi Botës’ I autorit me origjinë kanadeze Eliott Behar, ish gjykates në Tribunalin e Hagës.Një takim shumë mbresëlënës për vetë tematikën e trajtuar në këtë libër nga autori për të vërtetën e krimeve në Kosovë. Dr.Ruki Kondaj bëri një prezantim të shkurtër të biografisë së Z.Eliot Behar për t’u njohur më shumë me autorin e cila vazhdoi me një përmbledhje të Librit përgatitur nga Fikrije e Flamur Selmani.Autori foli gjatë për librin dhe arësyet pse e ka bëre këtë libër.Takimi u shoqërua më shumë pyetje ndaj autorit dhe me një bashkëbisedim shumë të këndshem.Merrnin pjesë në këtë takim që ishte edhe takimi përmbyllës para zgjedhjeve të 1 shkurtit , përveç Bordit të shoqatës , kandidatëve të rinj për bord 2015-2017 dhe antarët e këshillit të nderit prof.Kristian Bukuroshi, Z.Iljaz Loku dhe Z.Murat Hashani.Pasqyra Shqiptare me producentin Ilir Lena ishte prezent si gjithnjë edhe në këtë veprimtari të SHBSHK ku intervistoi edhe autorin e librit Tregoi Botes.Ky libër erdhi në prag të festimeve të Pavarësisë së Kosovës një rast I mirë për t’u njohur e për të shprehë mirënjohje ndaj autorit ku disa kopje u vunë në shitje në darkën e organizuar me këtë rast.

