Veprimtari

Pritje për nder të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi

Më 13 Shtator në ambientet e Credit Valley Golf and Country Club, Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK) në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Otavë organizoi një pritje për nder të Presidentit të Republikës së Kosovës.Sh.T.Z.Hashim Thaçi, pjesëmarrës në Forumin Ekonomik në Toronto.Morën pjesë personalitete politike nga Ontario si ministre e Emigracionit dhe Nënështetësisë Znj.Laura Albanese, Kryetare e Bashkisë së Misisages, Znj.Bonnie Crombie, Parlamentari Yvan Baker, z.Ermal Muca, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kanada, kryetarë të shoqatave simotra dhe të rrjetit të bizneseve nga Londoni e Hamiltoni si Z.Besnik Rexhvelaj, Z.Naser Berisha, z.Refki Sërtolli, përfaqēsues të komuniteteve fetare si Don Xhovani, Imam Adnan Berbatovci, prof.Robert Austin, përfaqësues nga Otava etj.

 

DSC_0078

Fjalën e hapjes dhe moderimin e bëri Presidenti i SHBSHK, z.Ramazan Këllezi i cili i falenderoi pjesëmarrësit, Presidentin e Republikës së Kosovës dhe pas interpretimit të himneve to Kanadasë, Kosovës dhe Shqipërisë, bëri një përmbledhje të SHBSHK në 26 vite, të misionit dhe punës së shoqatës duke i falenderuar të ftuarit dhe grupin organizator dhe gjithë ata që mundësuan këtë aktivitet.

 

DSC_0029

Më pas e mori fjalën Presidente e Nderit,  Dr.Ruki Kondaj, e cila u fokusua në ecurinë e ligjit për shpalljen e muajit nëntor muaji i trashëgimisë shqiptare, njohja me trashëgimine shqiptare edhe në nivele të tjera e kryesisht në Bashki e më gjerë.

Me tej z.Këllezi ju dha fjalen me radhë Ministres Laura Albanese, MPP Yvan Baker, Kryebashkiakes Bonnie Crombie, të cilët shprehen kënaqësinë qe merrnin pjese ne pritjen e Presidentit të Republikës së Kosovës në respekt të komunitetit shqiptar dhe SHBSHK.

Ambasadori shqiptar Z.Ermal Muca në fjalën e tij midis të tjerash falenderoi Presidentin për ardhjen në komunitet si dhe SHBSHK për organizmin dhe të gjithe shoqatat për kontributet në komunitet.

DSC_0091

Në fund e mori fjalën Presidenti i Kosovws,  Z.Hashim Thaçi,  i cili shprehu kënaqësinë për pritjen dhe punën e SHBSHK dhe gjithë Shoqatave në Ontario dhe premtoi se Kosova është në rrugë të drejtë në rrugen e integrimit në Europe. Presidenti Thaci u dhuroi abetare femijëve shqiptarë.

 

14292518_1189918117717136_3112001802595567200_n

Përmes kësaj atmosfere të gëzueshme z. Këllezi i dhuroi Presidentit Thaçi një simbol të Ontarios. Më tej u kalua në koktej të ofruar nga sponsorat e përhershëm të komuntietit shqiptar, TravelOnly me Bujar Zejnullahu dhe Dashnor Hasku, Besi Autocollision me Bedri dhe Mehdi Toqani si dhe përfaqësues i Guri Grup, z.Ahmet Gallopeni.

DSC_0074

Pasqyra Shqipatre, ishte prezente edhe në këtë aktivitet si në çdo aktivitet tjeter të komunitetit. Përmes tigujve të muzikës së pianistes së mirënjohur, znj. Anila Toka,  dhe të DJ të talentuar Vis,i u mbyll edhe kjo mbrëmje e fotografuar si përherë nga fotografi i Shoqatës, Gazmend Kondaj.

DSC_0097

Comments Off on Pritje për nder të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi
Translate »