Veprimtari

Dr. Ruki Kondaj, Presidente Nderi e SHBSHK, nderohet me trofeun “Shqiponja e Artë” gjatë Samitit të Parë të Diasporës, Tiranë, 20 nëntor, 2016

Gjate datave 18-20 nëntor 2016 u mbajt në Tiranë Samiti i Parë i Disaporës Shqiptare, i organizuar nga Qeveria Shqiptare, me pjesëmarrjen e mbi 1000 të ftuarve nga diaspora shqiptare e më se 40 vendeve tı botës. Komuniteti shqiptar i Kanadasë u perfaqësua në këtë samit nga një delegacion i zgjeruar me veprimtarë te komunitetit, perfaqësues së shoqatave shqiptare në Kanada, biznesmenë shqiptaro-kanadez etj.

Shqiponja-E_Arte_dr_Ruki_Kondaj

Gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Qeveria Shqiptare, me pjesëmarrjen e Kryeminstrit te Shqipërise, Z. Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit, Z. Ilir Meta, anëtarëve të qeverive të Shqipërisë e Kosovës, si edhe shumë të ftuarve të tjerë, Samiti i Parë i Diasporës nderoi Dr. Ruki Kondaj, Presidente e Nderit e SHBSHK me trofeun Shqiponja e Artë, prezantuar nga Ministrja E Turizmit e Republikës së Shqiperise, Zj. Eglantina Gjermeni me këtë motivacion:

“Eshtë një grua plot energji, buzëqeshje dhe dëshirë për të komunikuar dhe biseduar për gjithçka.
Është një shembull i mençurisë dhe modestisë, personazh i veçantë, si për zërin qytetar e intelektual që rrezaton por edhe ndjenjën që menjëherë të transmeton e që është dashuria për Shqipërinë, Vlorën e saj, respekti për vlerat kombëtare, traditën, gjuhën dhe kulturën, për shqiptarinë”.

“Kjo është Ruki Kondaj, Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze, ndërsa gjatë 2010-2015 ka qenë dhe Presidente e saj. E nderuar me Medaljen Queen Elisabeth II Diamond Jubilee Award në nëntor 2012, Gruaja Shqiptaro Kanadeze e Vitit 2010, Dr. Kondaj është iniciatore dhe drejtuese e muajit të trashëgimisë Shqiptare në Ontario.”

“Për të vlerësuar një nga figurat më shquara dhe aktive të Diasporës shqiptare në Kanada, e cila, me kontributin e saj është bërë edhe shembull respekti dhe angazhimi, Samiti I Parë I Diaporës e nderon Ruki Kondaj me Shqiponjën e Artë.”

Pas marrjes së trofeut, Dr Kondaj pasi falenderoi të pranishmit theksoi se këtë trofe e ndan me bashkëpunëtorët e saj, Bordin e SHBSHK, Këshilin e Nderit, anëtarësinë, bizneset, artistët e vullnetarët, median e vetme shqiptare si edhe familjen që e ka pasur përkrah në gjithë këto vite në përpjekjet vullnetare për të promovuar Shqipërine në Kanada. Pastaj ajo përmendi rrugën e përpjekjet për shpalljen e muajit nëntor si muaj i trashëgimisë shqiptare në Ontario, përpjekje qe u kurorëzuan me sukses gjatë ketij viti.

Bordi i SHBSHK e uron Presidenten e Nderit, Dr. Kondaj, për këtë trofe, si shprehje e mirënjohjes që të gjithë shqiptarët në atdhe, por edhe në Kanada, kanë për përpjekjet dhe angazhimin e saj shumëvjeçar për të promovuar vlerat, kulturën e traditat e vendit tonë në Kanada.

 

 

 

Comments Off on Dr. Ruki Kondaj, Presidente Nderi e SHBSHK, nderohet me trofeun “Shqiponja e Artë” gjatë Samitit të Parë të Diasporës, Tiranë, 20 nëntor, 2016
Translate »