Veprimtari

SHBSHK-ja në Bazën “Borden” me ushtarakët shqiptarë

Dita e prezantimit të vendeve të origjinës së studentëve ushtarakë në bazën kanadeze të NATO-s “Borden” në qytetin Barry (ON) organizohet në mënyrë të veçantë çdo vitë. Ky ka qënë një rast i mirë që edhe Shoqata Shqiptaro-Kanadeze e Torontos të japë kontributin e saj duke prezantuar kulturën, traditën dhe kuzhinën e pasur shqiptare. Kësaj radhe në Borden ndodhen 4 studentë shqiptarë që mësojnë gjuhën angleze dhe shkëmbejnë përvojën e tyre me pedagogë dhe studentë të vendeve të tjera.

Nga Shoqata jonë në këtë takim festiv ishin të pranishëm z. Muharrem Xhaferi dhe z. Roland Lelaj. Në prezantimin e kulturës dhe kuzhinës shqiptare, këtij grupi ju bashkua edhe zj. Sefire Xhaferi e cila kishte gatuar shumë pjata të shijshme të traditës shqiptare. Poashtu edhe antarë të tjerë të komunitetit shqiptar në Kanada si Hytbi Tarelli, Sokol Meta dhe Guri Kapllani dhanë kontributin e tyre për pasurimin e pavionit të kuzhinës shqiptare. Një grup tjetër i kryesuar nga z. Skënder Çela ju bashkua grupit tonë më vonë duke sjellë pjata të tjera të krahinës së Shkodrës.

Në hyrje të bazës ushtarake ishin ushtarakët shqiptare që kishin dalë për të na pritur me padurim e kurreshtje: z. Ali Mani, komandant i batalionit në Vaun e Dejës, Edmond Qarri, oficer shtabi në forcat detare të RSH-së, Edmir Kapidani, drejtor drejtorie për përkujdesje sociale në Ministrinë e Mbrojtjes të RSH-së, si dhe Albana Spahiu me detyrë specialiste në drejtorinë e menaxhimit në Ministrinë e Mbrojtjes.

borden1

 

Ishin të shumtë kurreshtarët kanadezë që vizituan “pavionin” shqiptar të cilët mbetën mjaft të impresionuar nga kuzhina shqiptare dhe shprehen vlerësimet më të larta për të. Ndonëse në këtë aktivitet merrnin pjesë shumë përfaqësues nga shtete të ndryshme, surpriza e këtij takimi erdhi nga Kroacia, ku një grup artistësh nga ky vënd ballkanik, dikur në përbërje të Jugosllavisë, të veshur me kostumet e tyre tradicionale kënduan disa këngë nga repertori i tyre. Në tryezën e tyre mbizotëronte një derrkuc i pjekur mirë në hell.

Në fund të aktivitetit dolëm së bashku jashtë dhe bëmë disa foto kujtimi, ndërkohë që skulptori Hytbi Tarelli ju dhuroi ushtarakëve shqiptarë disa nga punimet e tij artistike.

Mbrëmja festive u mbyll me sukses dhe me këtë rast ushtarakët shqiptarë u ftuan të merrnin pjesë në kremtiminn e madh të Festës së Flamurit më 28 nëntor në Toronto.

Comments Off on SHBSHK-ja në Bazën “Borden” me ushtarakët shqiptarë
Translate »