Veprimtari

Zgjidhet kryesia e parë e Shoqatës shqiptare në Hamilton

Kryesia e re Hamilton, nga e majta lart: Vjollca Bytyçi, Dan Gashi, Mervete Dermaku, Shani Pnishi, Afërdita Arapi, Fazli Cakaj, Hamdi Raçi; nga e majta ulur: Fitim Thaçi, Fitim Osmani, Hamdi Tahiri dhe Vehbi Bushi

Të dielën, më 10 prill, u organizua kuvendi i parë zgjedhor për Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze në Hamilton, dega e re e Shoqatës sonë të Torontos. Atmosfera ishte ajo e një familjeje të madhe ku të pranishëm ishin shumë gra, të rinj bile edhe fëmijë.

Momenti i respektimit të himnit kanadez, himnit shqiptar dhe atij të Kosovës
Pas fjalës hapëse të mbajtur nga kryetari i kryesisë së përkohëshme që ka drejtuar punët qysh nga nëntori 2010 kur u krijua kjo degë e deri tani, z. Shani Pnishi, folën edhe anëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar të Hamiltonit si z. Refki Sertolli, z. Hamdi Tahiri dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Torontos, z. Roland Lelaj.
Për tu përmendur nga rapoti i grupit nismëtar që nga krijimi i Shoqatës e der tani ishin arritjet e një anëtarësie prej 76 familjesh. Gjithashtu të ardhurat nga veprimtaritë e ndryshme festive dhe anëtarësimet vjetore deri tani kanë arritur në 15,000 dollarë.

Votuesit në sallë ndjekin folësit dhe pikat e procesit zgjedhor
Procedura e zgjedhjeve u krye në mënyrë të rregullt dhe pa probleme. Kandiduan mbi 20 anëtarë të cilët ishin pyetur më parë për këtë qëllim dhe me shumicë votash u zgjodhën 11 prej tyre, sipas rregullave të caktuara në statutin e shoqatës. Ky grup prej 11 vetësh, që përbën kryesinë e re të Shoqatës së Hamiltonit.

Ajo çka ishte më interesante dhe e mirëpritur rezultoi zgjedhja në kryesi e një grupi ku mbizotërojnë te rinjte. Më tej, një arritje e rëndësishme ishte edhe zgjedhja e tre grave në kryesi, të cilat votuesit e salles i duartrokitën me kënaqësi.rnKëta janë emrat e anëtarëve të kryesisë së re për mandatin e parë 2 vjeçar 2011-2012, sipas votave të grumbulluara:

1. Shani Pnishi
2. Fitim Osmani
3. Afërdita Arapi
4. Vehbi Bushi
5. Mervete Dermaku
6. Dan Gashi
7. Hamdi Raçi
8. Fitim Thaçi
9. Fazli Caka
10. Vjollca Bytyçi
11. Hamdi Tahiri
 

kryesia_hamilton

Foto e përbashkët: kryesia e re e Hamiltonit, komisioni i drejtimit të zgjedhjeve dhe grupi i të ftuarve nga Shoqata Shqiptare Toronto

Nga grupi ynë i Torontos morën pjesë Rolandi, Leonardi, Arta dhe Eranda. Përfaqësuesi ynë foli shkurt dhe qartë duke iu theksuar pjesëmarrësve rëndësinë e votës së tyre në këtë ditë të rëndësishme me efekte afatgjata duke u përqendruar tek një votim i sinqertë, në mbështetje të atyre aktivistëve që përfaqësojnë dhe punojnë me të vërtetë në interes të komunitetit, larg interesave të vogla personale.

Pjesëmarrja dhe mbështetja e vazhdueshme e Shoqatës së Torontos u përshëndet disa herë nga folës të ndryshëm. Ne u ndiem shumë të respektuar nga të gjithë. Fryma e respektit dhe bashkëpunimit ishte boshti i bashkëbisedimeve me shumë nga bashkëatdhetarët e Hamiltonit.

Më 17 prill, kryesia e re zgjodhi si kryetar z. Shani Pnishi, nënkryetar z. Fazli Caka, sekretarë Vjollca Bytyçi dhe Dan Gashi, arkëtar Fitim Osmani.

Kryesia e re Hamilton, nga e majta lart: Vjollca Bytyçi, Dan Gashi, Mervete Dermaku, Shani Pnishi, Afërdita Arapi, Fazli Cakaj, Hamdi Raçi; nga e majta ulur: Fitim Thaçi, Fitim Osmani, Hamdi Tahiri dhe Vehbi Bushi
Kryesisë së Hamiltonit i urojmë me gjithë zemër suksese dhe përparim në çdo fushë në punën e tyre fisnike.

Comments Off on Zgjidhet kryesia e parë e Shoqatës shqiptare në Hamilton
Translate »