Veprimtari

Ekspozitë e përbashkët e dy artistëve shqiptarë në Toronto

Për ta gjallëruar më tej jetën kulturore të komunitetit shqiptar në Toronto, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze Toronto organizoi ekspozitën e fotografisë dhe pikturës “Galeria Shqiptare” me artistët Lulzim Bardhoshi dhe Fatmir Biba. Të dy këta artistë shqiptarë kanë hapur më parë ekspozitat e tyre përveç Kanadasë edhe në disa vende të Evropës si: Gjermani, Suedi, Itali, Francë, Spanjë etj.

Edhe pse ishte ditë pushimi, këtë ekspozitë të thjeshtë por të larmishme e vizituan mbi 200 persona.

Fjalën e hapjes e mbajti z. Ilir Çelaj i cili ishte dhe iniciatori i kësaj nisme. Ai falenderoi të gjithë të pranishmit, të rinj e të moshuar, televizionin Pasqyra shqiptare dhe dy artistët për punimet dhe modestinë e tyre.
Më vonë fjala i jepet z.Lulzim Bardhoshi i cili foli me pasion për fotografinë. Ai përmendi edhe ekspozitat e tjera që ka hapur në vende të ndryshme të Europës, për kënaqësinë e veçantë që i dha kjo ekspozitë në Toronto dhe ëndrën e tij për të hapur një ekspozitë në Tiranë me fotografitë nga Kanadaja.
Më tej e mori fjalën edhe piktori, z. Fatmir Biba, i cili foli me pasion për pikturën dhe vitet e tij të mësimdhënies për breza e breza të tërë artistësh. Grafika ishte teknika mbizotëruese në punimet e tij në këtë ekspozitë.

Nga e majta: piktori Fatmir Biba, fotografi Lulzim Bardhoshi, Dr. Ruki Kondaj
dhe z. Ilir Çelaj, organizator i kësaj galerie

Në fund përshëndeti kryetarja e Shoqatës, dr. Ruki Kondaj e cila falenderoi pjesëmarresit, dy artistët për punimet e tyre të bukura, Pasqyrën shqiptare, gjithmonë e kudondodhur për dokumentimin e veprimtarive të komunitetit shqiptar në Ontario, si dhe koordinatorin Ilir Çelaj për përkushtimin dhe punën e madhe në realizim e këtij evenimenti të veçantë e të rëndësishëm.
Më vonë të pranishmit vazhduan të vizitojnë punimet e ekspozuara dhe shkëmbyen biseda e urime me njeri-tjetrin dhe artistët shqiptarë pas një kokteji të pasur.

Në fjalën e mbylljes z. Ilir Çelaj citoi “Të gjithë së bashku le të përpiqemi për të forcuar dhe konsoliduar komunitetin tonë, e cila është e vetmja formë për të ecur përpara.”

Kryesia e Shoqatës

Një intervistë e Pasqyres shqiptare me fotografin dhe shkrimtarin Lulzim Bardhoshi:

Comments Off on Ekspozitë e përbashkët e dy artistëve shqiptarë në Toronto
Translate »