Veprimtari

Takim me shkrimtarin shqiptaro-kanadez Kristaq Turtulli

Të shtunën më 23 mars 2013, një grup artdashësish në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, organizuan një takim tematiko-letrar me shkrimtarin shqiptaro-kanadez Kristaq Turtulli.
Z. Turtulli është një nga krijuesit më prodhimtarë që jetojnë në Kanada, i cili vitin e kaluar botoi librin me titull Tulipani i Koresë. Ky është vëllimi i dytë i trilogjisë Hidhësia e puthjes, i cili ndjek vëllimin e parë të suksesshëm me titull Syri i Ritës.
Ngjarjet zhvillohen midis Shqipërisë dhe Koresë, dy vende me shumë ngjashmëri e karaktere të përbashkëta: sistemi politiko-shoqëror, varfëria ekonomike, mungesa e drejtësisë dhe lirisë së fjalës dhe shtypit, dashuria e ndrydhur e të rinjve, tarafllëku dhe korrupsioni etj.

Takimi u zhvillua në auditoriumin e bibliotekës publike e moderne Barbara Frum, nga ora 11.30-2.30. Ai u drejtua me nivel të lartë artistik nga zonja Antigoni Papastathi. Intervalet muzikore u interpretuan me pasion nga fëmijët shqiptarë Olivia dhe Scott Xoxa.

Comments Off on Takim me shkrimtarin shqiptaro-kanadez Kristaq Turtulli
Translate »