Lajmërime,  Uncategorized,  Veprimtari

MPP Laura Albanese viziton zyrat e Shoqatës

Në datën 21 shkurt 2014 në mjediset e reja të Shoqatës u organizua një takim me znj. Laura Albanese MPP në York-South Weston.
Dr. Ruki Kondaj i uroi mirëseardhjen dhe e falenderoi znj. Albanese për iniciativën dhe realizimin e këtij takimi. Ajo bëri një prezantim të shpejtë të aktivitetit, misionit e vizionit të shoqatës së Torontos.

Më pas z. Iljaz Lokku si një nga aktivistët më të vjetër të shoqatës dhe anëtar i Këshillit të nderit, bëri një përbledhje të shkurtër të kësaj shoqate në vite.laura_albanese

Në fjalën e saj znj. Laura Albanese vlerësoi punën e shoqatës si dhe kontributin e madh që po jep bashkësia shqiptare në Ontario duke theksuar faktin e hapjes së shumë bizneseve dhe dëshirën e madhe që kanë të rinjtë shqiptarë për tu shkolluar.

Në këtë takim miqësor merrnin pjesë edhe Prof. Kristian Bukuroshi, z. Murat Hashani, z. Xhemi Agaj, z. Ramazan Këllezi, si dhe studentja Uarda Këllezi. Producenti Ilir Lena i TV Pasqyra Shqiptare ishte si gjithmonë i pranishëm për të pasqyruar këtë takim me nivel të lartë.

Takimi u përshkrua nga një frymë tepër miqësore e dashamirëse në vlerësimin reciprok si dhe bashkëpunimin dypalësh. Prof. K. Bukuroshi, z. Agaj si dhe z. Lena hapën biseda me temë historike të cilat I bënin jehonë qëndresë së popullit shqiptar kundër pushtimit Otoman si dhe shpërnguljes së shqipëtarëve drejt Italisë në epoka te hershme të historisë sonë.

Comments Off on MPP Laura Albanese viziton zyrat e Shoqatës
Translate »