Nevruz 2014, ftesë nga Shoqata Turke në Toronto
Për të dytin vit rradhazi Shoqata e Bashkësië Shqiptaro-Kanadeze Toronto, ftohet për tu përfaqësuar në aktivitetin e përvitshëm “NEVRUZ” organizuar nga Shoqata e Bashkësisë Turke këtu në Toronto nën moton “Kërcimi midis Kulturave” i cili u mbajt në datën 30 mars 2014. “Shqiponjat e Vogla” edhe këtë vit u paraqitën me dinjitet dhe tërhoqën vëmëndjen e të pranishmëve ashtu si një vit më parë. Duartrokitjet i shoqëruan vallëtaret tona gjatë gjithë kohës duke i vlerësuar për interpretimin me nivel të valleve shqiptare. Nga shoqata morën pjesë Dr. Ruki Kondaj dhe z. Ramazan Këllezi.
Në këtë aktivitet morën pjesë grupe vallëtarësh nga Turqia, Uzbekistan, Azerbajxhan,Tartaristan etj si dhe u paraqitën traditat e tyre në gatim sipas krahinave të ndryshme të vëndeve që përfaqësonin.
Në fund të aktivitetit përshendetën deputetë dhe personalitete të ftuar enkas për këtë festë ku u shpërndanë çertifikata për të gjitha grupet pjesëmarrëse.
Shqiponjave te vogla ju dorezua nje Certifikate mirenjohje per performance e tyre te shkelqyer.