Veprimtari

Promovim Libri: Romani”Shtigjeve të Natës” me autor Mustafë Ismaili

17 Maj 2015

Toronto, Canada

Të Dielën, më 17 Maj 2015, në ambjentet e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze u bë promovimi i romanit “Shtigjeve të Natës” me autor Z. Mustafë Ismaili nga fshati Samolicë i Luginës së Preshevës, emigrant në Kanada që nga viti 1999. Ishin të pranishëm anëtarë të Shoqatës, shkrimtarë të komunitetit si e nderuara Znj Jeta Vojkollari dhe i nderuari Z. Përparim Kapllani, anëtari i nderit të Shoqatës Prof. Dr. Kristian Bukuroshi, aktivisti i shoqatës gazetari Avdulla Kënaci i cili ndihmoi me moderimin e analizës letrare të veprës, pjesëmarrës nga shoqata simotra e Hamilton-it me kryetar Z. Refki Sertolli si dhe dashamirës të librit dhe kritikë letrarë.

Pjesëmarrësit diskutuan për vlerat e veprës dhe punën e autorit për të promovuar letërsi në gjuhën shqipe, traditat dhe zakonet shqiptare, si dhe njohjen e vendlindjes.

Në promovim, për ta mbështetur autorin kishin ardhur dhe anëtarë të tij të familjes, të cilët ndanë me të pranishmit mendimet e tyre për veprën, sidomos xha Hasani, 85 vjeç, babai i autorit  i cili e solli në kujtesë edhe një herë ngjarjen e romanit, ashtu siç kishte ndodhur 40 e ca vite më parë.

Shoqata dëshiron të falenderojë të gjithë të pranishmit, dhe veçanërisht “Pasqyrën Shqiptare” me producentin e saj, të talentuarin Z. Ilir Lena që i ndjek vazhdimisht me kamerën e tij aktivitetet e Shoqatës për t’i përcjellë ato më gjërë në komunitet.

 

DSC_0111 DSC_0107 DSC_0018 DSC_0047 DSC_0074DSC_0128 DSC_0090DSC_0060 DSC_0184 DSC_0037 DSC_0175 DSC_0151

Comments Off on Promovim Libri: Romani”Shtigjeve të Natës” me autor Mustafë Ismaili
Translate »