Lajmërime

Festohet dita e parë e pranverës mes grupeve multikulturore

Më datë 20 Mars Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze me Asamblin e Shqiponjave të vogla drejtuar nga Koreografi Ramazan Kellezi njeheraz dhe kryetar i SHBSHK, Dr.Ruki Kondaj, Presidente Nderi, Znj.Irma Luli antare bordi, Besmir Ymeri antar bordi, bashkëatdhetare e prindër të fëmijëve morën pjesë në Festivalin e Pranverës organizuar për disa vjet me radhe nga Shoqata Turke në Toronto ku Shqiponjat e Vogla performuan një kolazh vallesh shqiptare në kete ditë te festimit të pranverës mes grupeve të tjera multikulturore në Hotel Montecasino Toronto. Ushqime tradicionale u servirën nga sponsori i rregullt i SHBSHK Old Mill Pastry and Deli.Një larmishmëri veshjesh, ushqimesh, simbolesh dhe argëtimesh.Merrnin pjesë shumë parlamentarë provinciale e Kanadezë midis tyre dhe Minister of Immigration, Refugees and Citizenship Hon. John McCallum i cili falenderoi në mënyrë të veçantë edhe Shqiponjat e Vogla për vallet e bukura gjithë kolor të cilat si çdo herë e ngrejnë sallën në këmbë e në vallëzim.Nuk munguan as fotot me përfaqësues të grupeve të tjera, me gjithë grupin e bashkëatdhetarët.

Comments Off on Festohet dita e parë e pranverës mes grupeve multikulturore
Translate »