Lajmërime

Festimi i kalimit te ligjit te trashegimise nga SHBSHK me 24 Mars ne Markland Wood Golf Club

Festimi i kalimit të ligjit të trashëgimisë në parlament të Ontarios u çvendos atë mbasdite të 24 marsit në ambientet e Markland Wood Golf Club në Etobiko.Një atmosferë festive, kolor ngjyrash e simbolesh ku gërshetoheshin krenaria me bujarinë, mirënjohja me vleresimin, shqipja me anglishten. Kryesia e SHBSHK në Toronto ofroi një pritje për të respektuar parlamentaret e Ontarios për nderin që I bënë shqiptarëve që jetojnë në Ontario por jo vetëm, edhe të gjthë shqiptarëve kudo që jetojnë në Kanada. Dy shotat shqiptare Tringa Rexhepi dhe Ana Golja të nominuara nga ACCT, e të veshura me kostume kombëtare moderuan programin të cilin e hapi Presidenti I kësaj shoqate Z. Ramazan Kellezi. Ai uroi mirësezrdhjen duke e filluar falenderimin e tij parë për dy Zonja të hekurta Dr,.Ruki Kondaj dhe Znj.Laura Albanese që na mblodhën këtu sonte për të festuar ngjarjen më të madhe e historike.

Dr.Kondaj Presidente Nderi e kësaj shoqate, iniciatore dhe organizatore e kësaj inisiative, e palodhur ndër vite për këtë shoqatë,me këmbëngulje të paparë e lobim pranë parlamentarëve, me mbështetjen e bordit dhe grupit të trashëgimisë dhe në bashkëpunim me znj.Laura Albanesen bënë të mundur kalimin e këtij ligji në parlament.Parlamentarja Laura Albanese antare nderi e shoqatës sonë, ështeë zonja tjetër që mori përsipër propozimin e ligjit dhe e bëri realitet dhe mbiemin e saj Albanese dua ta theksoj me zë të lartë, të dyja sëbashku me një dedikim të madh bënë të mundur realizimin e këtij projektligji, nje gëzim I madh për shqiptarët qe jetojnë e punojnë në Ontario e Kanada.

DSC_0184

Falenderimi vazhdoi për anetarët e parlamentit, për mbështetejen e tyre dhe në veçanti për Ministrin Brad Duguid , Yvan Baker, Councoller Jim Karygianis ,mikeshën më të re të shoqatës , Kryebashkiaken e qytetit të Misisagës znj. Bonnie Crombi, përfaqësuesin diplomatik të Kosovës në Ottawa z.Lulzim Hiseni, si dhe të gjithë pjesëmarresit, përfaqësues të shoqatave si motra nga e gjithë Ontario, grupin e punës për trashëgiminë Shqiptare, anetaret e Bordit dhe Këshillin e Nderit për punën e pareshtur vullnetare . Më pas fjalen e mori dr. Kondaj e cila I falenderoi të ftuarit, të gjithe ata që e bënë të mundur realizimin e ligjit, parlamemntaret e grupin e punës, një falenderim të veçante për Laura Albansen, gruan që do mbetet në kujtesën e të gjithe shqiptarëve, një mesazh falenderimi për familjet e hershme shqiptare në Kanada rreth 100 e më shumë vjet ku I cilësoi si rrënjët tona në Kanada identiteti ynë, ata misionarë të paqes që hapën rrugën e vështirë për ne të tjerët që erdhëm pas 1990. Por edhe ndjenjën shqiptare të trashëguar ndër vite me frymezimin nga heroi kombëtar Gj.K.Skënderbeu e nënë Tereza, nobelistja shqiptare që Papa Francesku do ta shenjtërojë me 4 shtator.Dr.Kondaj dha një mesazh të qartë se me bashkëpunim paqe e mirësi çdo gjë bëhet e mundur në këtë vend demokratik ku njerëzit trajtohen në mënyrë të barabartë. Ajo e mbyli fjalimin e saj me një frazë të Nënë Terezes: Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe, keshtu ne nuk do ndalemi ne nismat e marra se kemi dëshirë dhe vullnet, kemi potenciale njerëzore të medha por kemi dhe përkrahje nga Parlamentarë të Ontarios e Kanadasë.Dr.Kondaj ftoi Autoren e ligjit Laura Albansen në podium e cila u prit me ovacione të mëdha.Po kështu përshëndetën me radhë kryebashkiake e Misisagës znj.Bonnie Crombie, Keshiltari I Bashkisë së Torontos Jim Karygiannis, I cili foli dhe në emër të Kryebashkiakut John Tory, parlamentari Yvan Baker, përfaqësuesi I zyrës së ministrit Duguid Aleks Dhefto, të cilën falenderuan shoqatën dhe në veçanti dr.kondaj kryetarin Kellezi dhe gjtihë shoqatat e Ontarios.Me pas e mori fjalen producenti Ilir Lena me nje mesazh të qartë falenderues por edhe me emocion si dhe gazetarja e ACTV NY Mariana Zeneli Bulku duke e vlerësuar këtë ngjarje si një nderim të madh për vlerat tona kombëtare.

Prezantueset Ana Golja dhe Tringa Rexhepi ftuan artistët në nje çfaqje të bukur me performancë nga muzikantet Granit Kamberi e Shkelqim Tafaj, Pianistja Anita Toka, këngëtarja Tringa Rexhepi, dy valle nga Shqiponjat e vodla drejtuar nga koreografi Ramazan Këllezi dhe vallja e Tiranës nga Mjeshrte e madhe Liljana Cingu. Pas cfaqjes Dr.Kondaj falenderoi sponsorat e radhes Z. Burim Zejnullahu, Markland Golf Club që na hapi dyert në këtë ambient kaq të ngrohtë, sponsorat tanë për koktejin znj.Rudina Luga (Albacateringandevents) , Z. Fisnik Pristina (Pristinefinefood), DJ Visar Zejnullahu, sponsorat Bedri e Medi Toqani (Besiautocollision), sponsorin Behadin e Nazim Qafleshi (Oldmill Pastry and Dely), si dhe sponsorin me te ri të shoqatës nga Real Estate Z,Artan Mucka, duarartët Adi e Bruna Brari (European Pattiserie) që kanë derdhë talentin e tyre artistik në tortën e trashëgimisë, vullnetarët e përhershme,

Arta Tafaj, Emiljana Zenelaj, Eranda Zogaj, Aferidta Gjika, Nora Gjini, Anita Zeqo, Rudina Qeska, Dituri Hashani , Fikrije Selmani, si dhe Andrea Mile shqiptari nga Burlington që ka prodhur çifelinë e pare shqiptare. Falenderim të përzemërt për përfaqësuesit e Shoqatave si motra, Z.Naser Berisha, Z.Shani Pnishi, Znj.Nexha Recaj, Z.Sami Ademi, z.Altin Dervishi, Zoterinjte Jeton Mehmeti e Ylli Shabani,organizatorët e aktiviteteve si Gjergj Rita, Aldo Gjanci, Rudina Luga, Bujar Zejnullahu, Adavlin Zariu, përfaqësuesit e komuniteteve fetare Don Xhovanit nga Kisha Katolike e Rasim Rasimi nga Xhamija shqiptare.Natyrisht prezencën e pazvëndësueshme të Ilir Lenës që përcjell aktivitetet tona në çdo shtëpi shqiptarësh dhe gjithë pjesëmarrësit, dhe Znj.Linda Meco që me bujarinë e saj ofroi kostumin popullor të saj.

Pjesa e bukur ishte edhe prerja e tortës “monumentn Kulture” nga Dr.Kondaj, Z.Kellezi, Laura Albanese, Yvan Baker, shqiptarët e hershëm Fatos Prishtina e Roy Hysen, Fisnik Prihstina e Agim Jashari, Viki O’Tolie e Lumturi Bejkosala te cilët morën me vete nga një motiv të ideuar në këtë tortë si kostumi popullor, lahuta, papuçen, kartolinën e Lili Cingut, qeleshen etj.Faleminderit të gjithëve për këtë natë të paharruar!

DSC_0175

Foto Credit: Gazmend Kondaj

Comments Off on Festimi i kalimit te ligjit te trashegimise nga SHBSHK me 24 Mars ne Markland Wood Golf Club
Translate »