Lajmërime,  Veprimtari

Pikniku familjar tradicional

Si çdo vit, edhe këtë radhë, të dielën me 26 Korrik, nga ora 10:30 am- 8:00 pm, Shoqata jonë do të organizojë piknikun familjar tradicional për të gjithë bashkatdhetarët e Torontos e rrethinat e saj

Do të ketë muzikë, argëtim, ushqime tradicionale, lojëra për fëmijë si dhe do të organizohet turneu i futbollit.

Këshilli sportiv i shoqatës organizon një turne në futboll të vogël te formatit 6+1 dhe pjesëmarrja për ekip është $ 80.00.  Të gjitha moshat janë të mirëseardhura, ndërsa ekipi fitues do të bartë titullin dhe trofeun e kampionit zyrtar te shoqatës per këtë vit. Ekipet që janë të interesuara për të marrë pjeseë duhet të regjistrojnë pjesëmarrjen e tyre deri në ora 10:30 paradite kur do te hidhet shorti. Do të ketë edhe lojëra tjera rekreative si volleyball, badminton, etj.

Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë dhe të kalojmë një ditë të gëzuar së bashku. Për më shumë informata, kontaktoni Shoqatën në numrat e mëposhtëm. Ju mirëpresim!

DSC_0354

Comments Off on Pikniku familjar tradicional
Translate »