Nënë Tereza bashkon dy komunitete, Shqiptare dhe Indiane, në konsullatë Indiane në Toronto
“By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world…” – Mother Teresa
NËNË TEREZA BASHKON DY KOMUNITETE, SHQIPTARE DHE INDIANE, NË NJË TAKIM SOT MË 21 TETOR 2015 NË KONSULLATËN INDIANE NË TORONTO
Në përkujtim të Nënë Terezës, një takim mbresëlënës u realizua sot midis Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Torontos dhe Komunitetit Indiano-Kanadez në zyrën e Konsullit të Përgithshëm të Indisë në Kanada, z. Akhilesh Mishra.
Falë punës koordinuese të Dr.Ruki Kondaj nga Shoqata e Torontos dhe Znj.Shashi Bahtia nga Komuniteti Indiano-Kanadez, u mundësua ky takim, një inisiativë e hershme e kësaj shoqate dhe e dy artistëve të mirënjohur që punojnë me pasion për Nënë Terezën, z.Ilir Fico dhe z.Hytbi Tarelli.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze kryesuar nga Presidentja znj. Aida Bejte, Zv.Presidenti z.Ramazan Këllezi, Prof. Kristian Bukuroshi nga Këshilli i Nderit, z.Hytbi Tareli artist, Dr.Ruki Kondaj Presidente Nderi, si dhe vogëlushja e vogël veshur me kostum popullor Leila.
Një takim i pritur dhe shumë i mirëpritur kaloi në një atmosferë tejet miqësore në kujtim të nobelistes dhe bamirëses së madhe shqiptare dhe me shtetësi indiane Nënë Teresa.
Shumë data ka ky vit për ta kujtuar Nënë Terezën; lindjen e saj më 26 Gusht 1910, ditën e vdekjes më 5 Shtator 1997 që është dhe Dita e Paqes, ditën e marrjes së çmimit Nobel më 17 Tetor të vitit 1979 si dhe ditën e lumturimit më 19 Tetor të 2003.
Një bust i hedhur në art nga artisti Hytbi Tarelli si dhe “Hymni i Nënë Terezës” i shfaqur për herë të parë në Prishtinë më 5 Shtator 2015, në Ditën e Paqes, kënduar nga sopranoja me famë botërore, Inva Mula, iu dhurua konsullit Mishra nga përfaqësuesit e Shoqatës.
Takimi për Nënë Terezën do të shërbejë si një urë bashkëpunimi edhe në të ardhmen për dy komunitetet tona.
With Hon. Akhilesh Mishra, Indo-Canadian Cultural Assoc. of Durham ( ICCAD) Shashi Bhatia, Stg. Jordache Keith Young , Aida Lumi-Bejte, Ramazan Kellezi, Dr. Ruki Kondaj, Prof. Kristian Bukuroshi, artisti Hytbi Tarelli