Veprimtari

Me ushtarakët shqiptarë studentë në bazën Borden

Eshtë bërë tashmë një traditë e bukur që Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Toronto mbështet ushtarakët shqiptarë që studiojnë anglisht në bazën e NATO-s Borden, pranë qytetit Barrie në Ontario.

Për më shumë se 12 vjet ka qenë një marrëveshje midis dy vendeve Shqipëri-Kanada për shkëmbimin e studentëve ushtarake shqiptarë që vijnë këtu për perfeksionimin e gjuhës.
Grupi i kësaj radhe përbëhej nga: N/Kol. Rudina Kadriu, Kap. Pëllumb Hidri, Kap. Kujtim Ndoci, Kap. Armand Kolaci, Kap. Alban Duka, Kap. Arduil Nerguti, Kap. Zamir Sadikaj, Kap. Gentian Ferizovic, Kap. ArtanMalaj, Kap. Gentian Kuka, Kap. Juliana Hoxha, civ. Erika Çabej, Kol. Zeni Kamberi dhe N/Kol. Arben Zani.

Në këtë festë, nga Toronto morën pjesë kryetarja e Shoqatës, dr. Ruki Kondaj, dhe producenti i programit Pasqyra shqiptare, z. Ilir Lena.
Këtë ditë, që quhet dhe Dita ndërkombëtare e falenderimit, të gjithë pjesëmarrësit nga vende të ndryshme reklamojnë kulturën, traditat kombëtare dhe gatimet karakteristike. Në pavionin shqiptar, të prezantuar aq bukur nga ushtarakët tanë, kishte gatime të ofruar nga disa familje si ajo Kondaj, familja Qerimi, Kalia Musha, familja Lelaj, pasticierët Brari dhe bashkëshortët Musa.

borden_1
borden_2
borden_3
borden_4

Me një bashkëpunim të shkëlqyer arritëm të realizojmë edhe këtë aktivitet ku bashkatdhetarët tanë u ndjenë të respektuar midis gjithë kombeve të tjera pjesëmarrëse. Gjate aktivitetit u bënë disa foto dhe biseda shumë miqësore si midis miqsh të vjetër. Pasqyra shqiptare si gjithmonë prezantoi me profesionalizëm edhe kete veprimtari të radhës së SHBSHK-së Toronto.

Comments Off on Me ushtarakët shqiptarë studentë në bazën Borden
Translate »