Lajmërime

Manifestim paqesor para Parlamentit të Ontarios, Queen’s Park, të dielën 20 korrik, ora 12 pm

2014-07-14 08.18.13 pm

SHOQATA E BASHKESISE SHQIPATRO KANADEZE TORONTO NE BASHKEPUNIM ME SHOQATAT E SHQIPTAREVE TE HAMILTONIT,  SHOQATA ILIRIA LONDON, SHOQATA SAN TOMAS DHE SHOQATA KOSOVA TORONTO MANIFESTOJNE SEBASHKU PER TE DREJTAT E SHQIPTAREVE NE MAQEDONI

Duke ndjekur me shqetësim të madh protestat e mijëra shqiptarëve në Shkup, kryeqëndër e shtetit të Maqedonisë, kundër dënimit të 6 shqiptarëve për rastin e njohur si rasti “Monstrat” ku në krye është rinia shkupjane si heroi i vërtetë i këtyre protestave, kjo rini e cila i çoi të gjithë shqiptarët anembanë të ndihen nga pak edhe SHKUPtarë.

Për këtë arësye ne emër të gjithë anëtareve të shoqatave tona dhe gjithë shqiptarëve në Toronto, London, Hamilton, St. Thomas e Kitchener, solidarizohemi e bashkohemi me  protestën mbarëshqiptare në përkrahje të të drejtave të vëllezërve tanë në Maqedoni, të drejtat e tyre legjitime.

Njëkohësisht dënojmë  me indinjatë të thellë dhunën e egër,ushtruar nga autoritetet policore të qeverisë Maqedonase  parë direkt  në të gjitha rrjetet mediatike dhe i bëjme thirrje qeverisë maqedone për ndalimin e dhunes, urrejtjes etnike, rrespektimin e marrveshjes së Ohrit, aprovuar 13 vite më pare, për drejtësi e barazi etnike, marreveshje që nuk duhet ta mbajnë në sirtar.

Vëllezer Shqiptare të Shkupit, ne Shqiptarët nga Kanadaja jemi  me ju atje! Ne jemi shqiptarë por jemi edhe SHKUPTARE!

Bashkohuni me ne gjithë bashkëatdhetarë, të dielën me date 20 Korrik, ora 12:00pm, do të manifestojmë në paqe përpara Parlamentit të Ontarios, kërkesë tashmë e aplikuar në parlament, ku të demostrojmë denjësisht dhe të jepim mesazhin tonë të qartë për të drejtat legjitime të vëllezerve tanë në Shkup e Maqedoni. Për më shumë informacione, vizitoni faqet Facebook të shoqatave të Torontos, London, Hamilton, San Thomas dhe Kosova.

Toronto, 14 korrik 2014

 

Comments Off on Manifestim paqesor para Parlamentit të Ontarios, Queen’s Park, të dielën 20 korrik, ora 12 pm
Translate »