Lajmërime,  Veprimtari

Kur Virgjili sjell Skënderbeun tek “Kryqtar i Fundit”

Nga Fatmir Terziu

Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, ka ardhur e ka ikur mes nesh në forma e mënyra të ndryshme. 
Herë me kalë, e herë me këmbë, herë me shpatë e herë me muskuj, herë me fjalë e herë me heshtje, 
herë me fitore e herë me dhimbje, herë me dashuri e herë me hidhërim, herë me forcë 
e herë me diplomaci e me njëmijë lloje e soje të tjera të gërshetuara mes mitit dhe realitetit. 
Ka radhur e ikur mes letrave dhe gojëdhënave ashtu siç është ndjerë e parë dhe ashtu siç duhej 
të ishte kur ndoshta ishte i gjallë. Ai vjen edhe në një libër tjetër të autorit Virgjil Kule 
si “Kryqtar i Fundit”. Autori, një figurë e njohur shqiptare, e sjell atë duke e vendosur 
lexuesin në pozicionin virtual të shoqëruesit të Skënderbeut, diplomat e politikan,
ditë pas ditë e javë pas jave  në marrëdhëniet e tij me të gjitha figurat më të rëndësishme 
që dominuan skenën politike europiane gjatë 25 vjetëve, si pesë papë të Romës, tre dozhë 
të Venedikut, dy breza të dukëve të Milanit, dukë e mbretër te Europës Qëndrore e Perëndimore,
kardinalë  europianë, lidera ballkanas e danubianë, si Huniadi, Korvini, Tomashi etj. 
Libri përshkruan edhe procesin plot ngërçe të federimit të princave shqiptarë për të krijuar atë 
që u quajt Fronti i Dytë kundër osmanëve në Ballkanin perëndimor. Dhe kështu sipas 
të gjitha rrëfimeve, në thelb kemi të bëjmë me një histori fisnikësh arbër që jepnin e merrnin 
me kolegët e tyre perëndimorë për të mbrojtur civilizimin e përbashkët.
Ishte kjo plejadë liderash të shquar të Arbërisë që, pas pushtimit osman,vazhdoi procesin natyral 
integrues me Europën. Pinjollët e tyre ashtu si edhe djali e nipi i Gjergj Kastriotit u bënë figura 
të rëndësishme në jetën politike të gadishullit italik dhe të Evropës. Ndjeheshin në shtëpinë e tyre, 
në civilizimin e tyre. Kjo sipas autorit ‘Pavarësisht zhvillimeve të sotme, Europa mbetet  aristokratike 
në thelb. Shikoni sa mbretëri dhe principata ka akoma, sa dukë e kontë jetojnë të qetë në kështjellat
e tyre shekullore. Aristokracia europiane sot duhet të rindërgjegjësohet për
faktin se fisnikët shqiptarë kanë qenë pjesë e klubeve të tyre, se
kështjellat e Krujës, Durrësit, Lezhës e Shkodrës u dogjën e u shkrumbuan 
në pritën e parë kundër pushtuesit osman. Në është një gjë nuk mund të
vihet kurrë në diskutim është pikërisht  rrënja e përbashkët
aristokratike që ka Europa me ne’. E gjitha lëviz vetë, nuk shtyhet për
asnjë moment nga autori. Nëprmjet  një kronologjie tepër të rreptë, e
shohim tek thur plane, bën negociata, merr vendime e drejton beteja. Dalin
qartë edhe vështirësitë e mëdha të misionit historik që mori përsipër.
Në libër nuk ka zbukurime e patetizma. Janë 540 faqe të mbushura me veprim
konkret në rrethana konkrete. Hidhet dritë e bollshme për shumë fakte e
ngjarje deri më tash të kaluara krejt përciptas, sidomos në aspektet
juridike të tyre. Përshkruhet me hollësi proçesi që ndan Skënderbeun mit
nga Skënderbeu real. Është një proçes tepër intrigues. Për mendimin tim
Skënderbeu real është dhjetëfish më i lakmueshëm se sa ai mitik apo ai i
dekonstruktuari. Ky është libri i parë i mirëfilltë kronologjik për Gjergj
Kastriotin, i ndarë  në kapituj sipas çdo viti.
Plot 25 libra më të vegjël, (pak a shumë si biografia e Barletit)  të
lidhur ngushtë së bashku për të treguar karierën e një shqiptari, i cili
nga thuajse askushi, u emërua egzekutivi më i lartë i kryqëzatës
paneuropiane antiosmane. Është një nga karierat më interesante mes liderave
europianë të shekullit të XV. Ndërthurja e ngjarjeve reale ka prodhuar vetiu
 një thriller të vërtetë. Një thriller që rreshket mes sintaksës së
fjalës dhe fjalës së sintagmës, për të bërë jo thjesht histori, por mes
historisë së fakteve të hap shtigje të reja rreth arsyes së një figure të
tillë sa historike, aq edhe mitike. E tillë sa vetë pikënisja e sintagmës e
rrethsjell mes një gravure osmane të cilën e gjejmë si krytekst udhëtues
historik në librin e Virgjilit, por edhe si një fakt nga ish rezidenca e
sulltanëve osmanë në Stamboll, që mes mureve të heshtura të muzeut të
Topkapisë, qaset në arsyen e devshirmesë, asaj fraze që solli fatin e një
fëmije në dyert e sulltanatit. Dhe ky fëmijë kalibrisht qëllon të jetë
kalibri i armës më fanatike të atyre kohërave, për të bërë kalibrimin e
gjenezës së kryqtarit të fundit. Dhe Kryqtari i Fundit vjen si një
ndërthurje...
Akti prozaik si diskurs
Kjo ndërthurje është dhe një ndërthirrje si akt prozaik në këtë libër.
Por kjo ndërthurje është edhe një analizë paralele lidhur me prurjet e
tjera rreth kësaj figure. Këtë figurë disa studiues dhe shkrimtarë e kanë
trajtuar sipas mitit dhe mjaft më shumë sipas rrëfenjave të bazuara në
tekste. Ben Blushi, veç të tjerave, shkruan sipas një stili narrativ fiksion.
Në librin e tij “Të jetosh në ishull” Skënderbeu i shqiptarëve vërtet
del dhe paraqitet si një ‘ishull’ i izoluar. Kështu edhe mes citimeve të
Ardian Klosit kemi një parantesë kur ai qaset me një frymë tek qasja e një
historiani të huaj. Edhe në shkrimet historike të Sabri Godos kjo figurë del
mes turqizimit dhe shqiptarizmës. Të tjerët kanë një hapësirë tjetër. Po
tjetra e pathëna e Virgjilit ku qëndron? Kjo qëndron tek diskursi i aktit
prozaik. Një diskurs që varion jo thjesht mes tematikës, por edhe mes
hulumtimit të saj, deri tek specifika që merr dhe krijon vetë ky diskurs.
Roli i diskursit si ndërmjetës semiotik i ndërtimit të njohurive ka arritur
në vitet e fundit të bëhet një temë e rëndësishme në fushat e hulumtimit
dhe historiografisë. Së bashku me shkrimet e L. S. Vygotsky në marrëdhëniet
midis të menduarit dhe të fjalës, puna e Mikhail Bakhtin është bërë
kritike për teorinë e tanishme dhe për rolin mediational të diskurseve
sociale. Shkrimet e Bakhtin në diskursin e romanit janë bërë veçanërisht
të rëndësishme, në se ato ofrojnë një kornizë për të kuptuar se si
ligjërimet sociale janë përbërëse e ndërgjegjes individuale. Në këtë
shkrim, edhe pse unë e pranoj rëndësinë e Bakhtin dhe sigurisht mbështes
shkrimet në diskursin prozaik për studime sociale të ndërtimit semiotik të
njohurive, unë sugjeroj që puna e Bakhtin ka pasoja edhe më të gjera për
studime të të mësuarit, ndërsa parë kjo në rrafshin prozaik tek prurja
prozaike e Kules është një determinim adekuat që të bën dhe të shpie tek
faktori, arsyeja dhe mendimi logjik. Vizatimi në veçanti nga shkrimet e
hershme të prura nga Virgjil Kule parë nën dritën e  në vetë të
ndërgjegjshmen, unë argumentoj se do të kërkojnë ato që në gjuhën e
Bakhtin quhen ‘vijat me pika,, ose të nxjerrat nga shkrimet e studimeve
bashkëkohore të të shtjelluarit të figurave historike, një fokus teorik i
menduarit ku ndjenja kalon tek ajo që quhet ‘persona në marrëdhënie’,
të angazhuar në akte prozaike reflektuese e të shtjelluara mes dallimeve të
vlerës. Unë sugjeroj se kjo është konsideruar qartë nga autori, por parë
në punën e teorisë së Bakhtin, në gjerësinë e saj mund të fitojë pamje
të veçantë, atë të vetëdijes njerëzore që do të ndiqet më tej nga
teoritë e tij të diskursit dhe të vetë arsyes së diskursit historik.
Argumentet e mia teorike janë ilustruar përmes referencës për hulumtimet e
mia aktuale në marrëdhëniet midis të shtjellarit semantik dhe arsyetimit të
diskursit analitik të faktorëve që lexohen si të ndikuar në këtë prurje.
Referencat e shumta, mbylljethonjëzat, rregullsia dhe shtjella kronologjike,
vazhdë e një argumentimi shkencor, duket si një metodikë tjetër diskursive
që arrin të shtjellojë faktorin prozaik. Fatura shkon sa në vitet 1448 aq
edhe në ato që pasojnë ku kryefjalë është përpjekja për të negociouar,
kjo sistemë e ndjeshme, flet për arsye, njohuri, forcë dhe kumt me të cilin
Foucault do të ndërsillte diskursin e tij në jetë.
Në diskursin prozaik variacioni i origjinës dhe interpretimi i shkrimit janë
faktorë që sjellin në pah transparencën. Kjo transparencë varion mes dy
formave dhe normave emërzuese që në rastin e “Kryqtar i Fundit” janë
fjali të tilla që nominojnë kohën, vendin dhe hapësirën brenda filozofisë
së shpejtimit të gjërave, duke prishur paralelen e tyre. Transparenca e të
dyja pronave emërore dhe foljore, është një faktor vendimtar në këtë
proces vetmor, duke marrë parasysh një objekt një nominalim; që përdor në
këtë mënyrë lexikalitetin e artikujve që janë të klasifikuara si nominime
burimi: “koha kishte ecur pak më shpejt se ideja e Kastriotit për t’i
institucionalizuar lidhjet me kryqëzatën në atë shkallë saqë feudalët e
tjerë ndjeheshin të mbështetur e të sigurtë përballë osmanëve’ (faqe
140). Për shembull, fjala shkrim ‘më shpejt’, që do të thotë prishje
ekuilibri, është klasifikuar si lexikalited gjykimi, kurse veprimi apo procesi
i të shkruarit është konsideruar një nominalizim, ‘titulli i tij si
komandant i ushtrisë tashmë hipotetike të Lidhjes së Lezhës nuk po
sugjestiononte askënd’ (ibid). Megjithatë, një emër deverbal mund të
ketë kaluar një proces semantik të reatifikuar ose mishëruar dhe duket sikur
i ka humbur të gjitha pronat e fjalës foljëlidhëse me faktin dhe faktorin.
Virgjil Kule me këtë arsye luan me diskursin e gjërave dhe faktorëve duke e
bërë lexuesin të huazojë nga njohuria dhe të përfshihet në logjikë të
drjetëpërdrejtë. Shkrimi dhe arsyeja e Kules na sjellin fatin e “Kryqtar i
Fundit” në një degë të larmishme gjërash ku varen fruta dhe diskursi i
pjek e i pjek përditë e më shumë.
Për të ilustruar rolin e këtij diskursi si veçori tek “Kryqtar i
Fundit”, le të shqyrtojmë një llogari zero-rrjedhje nga pika dhe fenomemi
mitik i figurës së Kastriotit, ku emri dhe veprimi janë pronat foljendihmëse
në përdorime të ndryshme kulturalo-identitare dhe sintaksa rreth asaj që
komentohet e debatohet në mënyra të ndryshme në të dhënat dominante
historike. Për fat të mirë, një përmbledhje relativisht e shkurtër e
gjetjeve do të duhet të mjaftojë në kontekstin e tanishëm; një analizë
më e detajuar do të lejojë kontrollin e të gjitha këtyre formave diskursive
shumë interesante me shembuj dhe karakteristika diskursi semantik ndaj të
cilit vetë faktet e sugjeruara dhe të servirura nga kërkimi i Kules,
sugjerojnë një pozitë të veçantë në ngritjen e interesit lexues. Në
mesin e shembujve në prurje, dy të parat të ilustruara më sipër përdoret
reifiediteti, ose qasja me arsyen e faktit, ndërsa zhvillimi lëndor është
shërbesë ‘për të ndryshuar arsye llogaritë e grumbulluara tekstore për
ta bërë një shkrim që sa më shumë të jetë një histori e vërtetë
‘të mbajë pronat e foljësisë, siç sugjerohet nga perifrazimi logjik i
mjaft fakteve tek “Kryqtar i Fundit”.
E gjitha dhe mjaft të tjera konkludojnë se dikursi prozaik dhe ai në kërkim
të kompleksitetit të fakteve ka një frymëmarrje disi ndryshe dhe më të
lirë në mirëkuptim. “Kryqtar i Fundit” ka dhe të jep frymë lirisht në
tërë peshën e mbi pesëqind faqeve të mbushura me artlexim të këndshëm.
“Kryqtar i Fundit” ka një emër tjetër tashmë në atë që kemi lexuar
mes rrëfimit. Pikëtakimi është filozofik dhe filozofia flet me gjuhën e
diskursit.

http://www.fjalaelire.com/http-fjalaelire-com-analiza-php/22956.html
Comments Off on Kur Virgjili sjell Skënderbeun tek “Kryqtar i Fundit”
Translate »