Veprimtari

Më 8 Dhjetor 2016 firmoset Ligji Nr.36 ku nëntori shpallet “Muaji I Trashëgimisë Shqiptare në Ontario”

Ligji1 Ligji2

 

 

 

Më 5 dhjetor 2016 Parlamenti i Ontarios votoi në unanimitet të plotë projektligjin nr. 36 që e shpall nëntorin “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario”. Ligji hyri në fuqi me 8 dhjetor 2016  pasi mori  miratimin nga Mëkëmbësi I  Mbretëreshës në Ontario L.G Elizabeth Dowdeswell.

Ky ligj nderon festat e nëntorit si dhe u njeh shqiptarëve ndihmesën e tyre në jetën ekonomike dhe shoqërore të Provincës. Morën pjesë në këtë  seancë përmbyllëse përfaqësues të SHBSHK si Dr.Ruki Kondaj, Kryetare e grupit të trashëgimisë dhe Presidente Nderi, Z.Ramazan Këllezi, President I shoqatës, z.Iljaz Loku, Anëtar I Këshillit të Nderit si dhe  anëtare, biznese dhe aktivistë të shoqatës , Minisrja Laura Albanese dhe parlamentari Yvan Baker mbështetës të përhershëm të ligjit. Më poshtë është fjalimi i deputetit liberal Shafiq Qaadri, i cili e përfundoi procesin 3 vjeçar së bashku me deputeten tjetër  sot Ministre e Qytetarisë dhe Emigracionit , znj.Laura Albanese. Lobues të ligjit ishin Dr. Ruki Kondaj dhe Shoqata e Torontos. Video e seances parlamentare datë 5 dhjetor 2016.

 

Ligji3

 

https://www.facebook.com/PasqyraShqiptare/?hc_ref=NEWSFEED&fref=nf

 

Comments Off on Më 8 Dhjetor 2016 firmoset Ligji Nr.36 ku nëntori shpallet “Muaji I Trashëgimisë Shqiptare në Ontario”
Translate »