Veprimtari

Takim me Bizneset

Më 19 Prill 2015 Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze organizoi në zyrën e saj një koktej me bizneset mbështetëse  për t’i shprehur mirënjohje dhe falenderim me një “Mirënjohje të Veçantë” për kontributin e tyre të çmuar dhe të vazhdueshëm në Shoqatë e kryesisht për periudhën e viteve 2010-2015 nën drejtimin e Dr,Ruki Kondaj me  bordet e këtyre dy mandateve te drejtimit, një periudhë bashkëpunimi shumë e suksesshme.

Moderatori I këtij aktiviteti z.Ramazan Këllezi njëkohësisht nën kryetar I Shoqatës çeli këte aktivtiet duke I falenderuar pjesëmarrësit dhe bizneset për kontributin e tyre të cmuar për shoqatën dhe për komunitetin gjithashtu.

Me tej Dr.Kondaj  falenderoi bizneset duke ju shprehur mirënjohjen e sinqertë bizneseve duke dhene mesazhin e vazhdimësisë së këtij bashkëpunimi me bordin e ri drejtuar nga zonja Aida Lumi-Bejte.Një Mirënjohje e veçantë ju dha edhe drejtueses së korit të femijëve Znj.Ina Xoxa.

Në takim morën pjesë përvec bizneseve dhe bordit drejtues antarë të këshillit të nderit si Dr.Alban Merepeza dhe zoti Murat Hashani.Po keshtu present ishte dhe Pasqyra Shqiptare me producentin Ilir Lena I cili erdhi jo vetëm për pasqyrim të aktivitetit por edhe si biznes mbështetës si dhe biznese të tjera që shprehen dëshirën për t’ju bashkangjitur shoqatës.

Përshendetjet vazhduan si nga bizneset ashtu edhe nga përfaqësuesi me I ri I këshillit të nderit Dr.Merepeza.Mesazhin përmbyllës e dha  kryetarja Aida Lumi-Bejte për ti siguruar bashkëpunimin në vazhdimësi e për të pasur edhe nje shtepi tonën, shtëpinë shqiptare në Toronto.

Vetëm duke bashkëpunuar të gjthë sëbashku me antarët, biznese dhe individë e vullnetarë e bejme më të fortë komuntietin tonë shqiptar në Toronto e Ontario e Kanada!



20150419_11581320150419_11581920150419_12044720150419_121727IMG_1256IMG_1258IMG_1259IMG_1265IMG_1267IMG_1268IMG_1269IMG_1274IMG_1275IMG_1280IMG_1284IMG_1301IMG_6006

Shoqata_01Shoqata_02

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments Off on Takim me Bizneset
Translate »