Veprimtari

“Shqiponjat e Vogla” performojnë në aktivitetin multi-kulturor në Scarborough Town Centre

18 Prill 2015

Me ftesë të Ministrit të Ekonomisë dhe Zhvillimit të Ontarios, Z. Brad Duguid, i cili është njëkohësisht dhe Anëtar Nderi i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, për të dytin vit radhasi, “Shqiponjat e Vogla” të përgatitura me aq dashuri e mjeshtëri nga koreografi i tyre, i nderuari Z.Ramazan Këllezi (njëkohësisht dhe nën-kryetar i Shoqatës), morën pjesë në një aktivitet multi-kulturor të organizuar në Scarborough Town Centre  ku performuan të parat fare me duartrokitje shumë të fuqishme! Ishte kënaqësi të dëgjohej aq fuqishëm kënga shqiptare “E jona Kosova , e jona Shqiperia” ku njerëzit ndalonin e shikonin me shumë kureshtje!

Faleminderit “Shqiponjat e Vogla”! Krenohemi me ju!

Faleminderit koreografit, Z Këllezi për punën tuaj të palodhur!

Faleminderit prindërve për kohën që u kushtojnë fëmijëve duke i shoqëruar në prova dhe aktivitete.

Faleminderit Ina Xoxa për videon!  https://www.youtube.com/watch?v=klR4G9GU_jw

11159056_1071856436164501_626938299_o 11167295_1071856302831181_1083190022_o (2) 11171957_1071856439497834_1548595162_o IMG_1203 IMG_1211 IMG_1215 IMG_1218 IMG_1219 IMG_1220

Comments Off on “Shqiponjat e Vogla” performojnë në aktivitetin multi-kulturor në Scarborough Town Centre
Translate »