SHBSHK promovon krijimtarinë e gazetares e publicistes nga Kosova Sanije Gashi dhe shkrimtares dhe ish mesuese nga Shqipëria znj.Eglantina Mandia.
Më datë 6 maj në zyrat e Shoqatës Shqiptaro Kanadeze u organizua një aktivitet shumë dinjitoz rreth krijimtarisë së gazetares e publicistes Sanije Gashi dhe shkrimtares ish mesuese znj.Eglantina Mandia, kjo e fundit ardhur enkas nga Winsdor, ON ku jeton prej shume vitesh, ndersa znj.Gashi u paraqit ndërmjet skype dhe ndoqi komplet veprimtarinë.
Aktivteti u hap me këngën e mbretëreshës së këngës shqiptare Vace Zela për Gjyshen, përderisa aktiviteti u zhvillua në prag të ditës së nënës ku të gjitha grave ju shpërndanë trëndafila të kuq dhe nën tingujt e të madhes Vace Zela auditori përshëndeti znj.Gashi, një suprizë e bukur për atë dhe për të gjithë pjesëmarrësit.Gjatë gjtihë ditës ishe programuar të dëgjoheshin këngët e zgjedhura të dy mbretëreshave të këngës shqipe, Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha,ndërsa mbretëresha e valles shqiptare Lili Cingu “Nder I Kombit” ishte present në aktivitet,
Në këtë aktivitet Ambasada e Kosovës u përfaqësua me sekretaren e parë të Ambasadës znj.Blerta Ademi, merrnin pjesë gra e vajza, gjyshe nga gjithë trevat shqiptare traditë në vazhdimësi e Shoqatës Shqiptaro Kanadeze. Ishte si gjithnjë prezente Pasqyra Shqiptare nëpërmjet operatorit Fjordi Spahiu
Aktivtetin e hapi Presidentja e Nderit, Dr.Ruki Kondaj ku ftoi shkrimtaren Mandija dhe të gjitha gratë e bordit Arta Tafaj, Irma Luli, Irene Breznica, Brunilda Mersini, Amarda Pone, mësuesen e gjuhës shqipe Mirka Hallidri të zinin vendet për të filluar referimet rreth krijimtarisë së zonjave të nderuara.Në hapje të aktivitetit një suprizë e këndshme për të gjithë ishte ardhja e Minisitres së Emigracionit dhe Shtetësisë së Ontarios Znj.Laura Albanese, tashmë mike e shqiptareve e jo vetëm në Kanada. Vogëlushja Lorisa Toqani e ardhur me mamin e saj Vjollca I dhuroi lule znj.Ministre Laura Albanese.
Znj.Kondaj theksoi se jemi këtu për të promovuar krijimtarinë e dy zonjave të mëdha të kulturës shqiptare znj.Gashi dhe Znj.Mandija si dhe duke falenderuar ardhjen e minisitres si një vlerësim për aktivitetin dhe shoqatën organizatore e këtij aktiviteti.Ajo midis të tjerash theksoi se shkrimtaret përveç se janë mike të mira, janë intelektuale e shkrimtare me produktivitet të lartë e nuk është rastësi që znj.Mandija e ka botuar librin e parë me 1969 dhe znj.Sanije e ka filluar karierën si gazetare më 1965, mesazhi I znj.Eglantina në librin e saj Fytyra e Dashurisë, “Mirë u pafshim Prishtinë” është tregues I qartë I kësaj miqësie 40 vjeçare.
Zonja Albanese I përshendeti pjesëmarrësit dhe shkrimtaret dhe e quajti me vlerë të njihen figura të tilla të çmuara nga komuniteti nëpërmjet këtyre aktivteteve.Ajo theksoi se gjatë krizës Kosovare 1999 ka qenë gazetare në OMNI 1 dhe ka raportuar rreth ngjarjes, ndërsa librin e quajti një testament me shumë vlerë dhe premtoi që patjetër do ta lexojë.Si gjithnjë tregoi për origjinën e familjes së saj nga rajonin I Pulias ku ka arbëreshë të shpërngulur rreth 6 shekuj me parë.Një kopje e librit të terrorit ndaj popullsisë së Kosvës1998-1999 në anglisht ju dorezua Ministres Albanese si dhe një kopje të librit po në anglisht ju dorëzua znj.Blerta Ademi për znj.Anita Vandelbeld, deputete në Ottawa dhe kryetare e grupit të miqësisë Kosovë-Kanada.
Aktiviteti vazhdoi sipas programit ku u lexuan në anglisht citime të Presidentit Bill Clinton nga zv/finacierja dhe antare e bordi Irene Breznica, citim të Hillary Clinton(Senatore) nga e reja Adelian Breznica, citim të Madeleine Albright ( Sekretare Shteti) për fëmijët e Kosovës nga Fikrije Selmani, antare e shoqatës dhe të gjitha shoqëruan me zë këngën për femijët e Kosovës ”Children of Kosova” përshkruar me një emocion shumë të madh.Nderkaq dy shkrimtaret falenderuan Minisitren Albanese për ardhjen dhe fjalën e saj gjithë peshë duke e shoqëruar ministren me duartrokitje dhe me tingujt e kengës së Bareshës të Mbretëreshës së kengës shqipe Nexhmije Pagarush u percoll ministria Albanese.
Program vazhdoi më tej me fjalën përshëndetëse të znj.Blerta Ademi e cila falenderoi organizatorët për këtë organizim dhe zgjedhje kaq të bukur dhe tregoi kënaqësinë që mori pjesë në këtë aktivitet plot vlerë.
U vazhdua me Biografite e shkrimtareve për znj.Gashi nga zv/sekretarja Irma Luli e cila me një lexim te qartë e perciolli tek auditori dhe të znj.Mandija nga antare e bordit Brunilda Mersinaj e cila përmes emocionesh e dha mesazhin e saj të plotë. Për librin e Sanijes bëri një përshkrim të detajuar Dr.Ruki Kondaj, e cila theksoi se ky emër që më emocioni aq shumë sa pashë online në VOA rreth librit të saj “Terrori 1998-1999, një emër I madh në gazetari, gazetarja me penë të artë, e burgosura e regjimit serb 1992, e cila nuk foli kurrë për vete dhe as e përshkroi në këtë libër historinë e saj të trishtë, kjo është zonja e madhe e kulturës shqiptare Sanije Gashi dhe duke kaluar në ngjarjet e librit, ngjarje plot tmerr, salla gjithë kohës ishte e përlotur nga ato tmerre të përshkruara me hollësi siç thotë autorja pa I zbukuruar fare.
Është ndër të parat gazetare shqiptare të Kosovës dhe më e njohura, që bën gazetari aktive plot 53 vjet, e cila arriti të bëhej emër me konsideratë përmes shkrimeve që kishin për qëllim ngritjen e gruas shqiptare në çdo pikëpamje.
Për librin e znj.Eglantina “Fytyra e Dashurisë” foli financierja, antare e bordit Arta Tafaj, e cila përshkroi me shumë mirësi mënyrën e të shkruajturit aq bukur nga zonja Eglantina dhe emocioni që të përshkron kur lexon tregimet e saj, për bukurine e fjalës së perdorur dhe lexoi një shkrim tejet të bukur e emocionues. Zysh Eglantine para ca vitesh shkon në gjimnazin ku ka dhënë mësim dhe ben apelin e nxënësve të saj si dikur që ka mbetur në nje kujtesë të bukur si për atë edhe për ish nxënësit e saj. Për librin e grave të shquara të Znj.Gashi foli antarja më e re e bordit Amarda Pone e cila e përshkoi me shumë ëmbëlsi penën e Sanije Gashit për grate e shquara të kombit.Vëtem një grua e shquar si Sanije Gashi mund të përshkuajë aq bukur vlerat e grave të shquara.
Gjate aktivtetit pati edhe pjese leximi -citime të kryeministrit angles Tony Blair,e lexuar nga nderi I kombit Liliana Cingu, U rezituan poezi të poetit dhe diplomatit Visar Zhitit për Kosovën dhe poetit Xhevair Spahiu në këtë libër dhe ndermjet zerit melodioz dhe të veçantë të ish spiekres së TVSH znj. Antigoni Papastathi, regjistruar enkas për shkrimin e Eglantina Mandias “Mirupafshim Prishtine” u mbyll ky aktivitet I bukur e plot emocion si rralë ndonjëherë dhe me plot falenderime nga keto rrëfime aq të bukura po dhe shume prekese.Në takim merrte pjesë dhe familja e znj.Eglantina Mandija ardhur enkas nga Amerika si dhe mike të saj nga Toronto ku një mike e saj Sonila, falenderoi organziatorët për këtë aktivitet kaq të bukur duke vazhduar pastaj me një drekë bufe nën tingujt e muzikes së përzgjedhur enkas për këtë event.Diana Gërxhaliu, antare e shoqatës dhuroi një çentro artizanale të traditës shqiptare për shoqatën si dhe ribëri antarësimin duke dhënë një mësazh shumë të mirë për këdo në sallë.
Në mbyllje dr.Kondaj falenderoi koleget e bordit për organizmin dhe bashkëpunim të shkëlqyer, bordin dhe drejtuesit kryesorë të shoqatës dhe këshillin e nderit për mbështetjen e fuqishme për këtë event, dy antarët e bordit present Leonardin dhe Besin për ndihmën e dhënë, të gjitha zonjat e zonjushat e nderuara që me pjesëmarrjen e të gjithave e realizuam me sukses këtë aktivitet, shkrimtaret dhe znj. Blerta Ademi,
Falenderoi sponsorat e këtij eventi, së pari Shoqatën Shqiptaro Kanadeze, Iljaz Lokun, Rexhep Ferati, Amarda Pone, Xhuli Qeziqi, Ruki Kondaj, Brunilda Mersinaj, I përhershmi Perparim Kapllani me Albany Pizza, Old Mill Pastry and Deli-Nazim Qafleshi, European Pattiserie- Bruna e Adi Brari.
Falenderim të veçante për Pasqyren Shqiptare e përhershme si gjithnjë, fotografin vullnetar që vjen për herë të parë Rubin D Photografy, të gjitha ato që mundësuan leximin e pjesëve të përzgjedhura si e madhja Liliana Cingu, të rejat Marsida Geziqi, Enina Luli, Adelina Breznica si dhe Fikrije Selmani etj.