Veprimtari

Mblidhet Asambleja Zgjedhore e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze – 29 Janar 2017

DSC_1252

Në datën 29 janar 2017, në ambientet e Oakwood Village Library në Toronto, u mblodh Asambleja Zgjedhore e Anëtarëve të SHBSHK-së.  Në të merrnin pjesë anëtarë e aktivistë te shoqatës, anëtarë të këshillit të nderit, anëtarë të bordit drejtues etj.

Mbledhja u hap nga Sekretari i përgjithshëm i shoqatës , Z. Flamur Selmani, i cili i ftoi të pranishmit të nderonin himnet e Shqipërisë dhe Kanadasë.

Më pas, Z Selmani i njohu të pranishmit me rendin e ditës dhe ja dha fjalen Presidentit të shoqatës, Z. Ramazan Këllezi për të mbajtur raportin për punën dhe aktivitetin e shoqatës gjatë periudhës dyvjecare 2015-2016.

Z. Kellezi u ndal ne disa nga ngjarjet më të rëndësishme për shoqatën,  si puna për hartimin dhe miratimin e ligjit të Trashëgimisë në Parlamentin e Ontarios,  përfaqësimin e shoqatës në Samitin e parë te Disaporës, organizuar nga Qeveria Shqiptare, perzgjedhjen e SHBSHK-së si kandidat për Toronto Heritage Awards, organizimin me sukses te seminareve er shendetin me te moshuarit, pjesëmarrjen e sukseshme të Shqiponjave të Vogla në shumë aktivitete, vecanërisht me rastin e muajit te trashëgimisë etj.  Ai gjithashtu i njohu të pranishmit në detaje mbi menyrën e organizimit të punës nga bordi i shoqatës për vitet 2015-2016. Në mbyllje,  Z. Këllezi prezantoi  disa nga objektivat kryesore për periudhen 2017-2018.

Më pas Z. Bujar Zejnullahu, anëtar i shoqatës dhe kandidat për bordin e ri, lexoi përshëndetjen e Ambasadorit të Kosovës, Z. Lulzim Hiseni, drejtuar mbledhjes zgjedhore të SHBSHK-së.

Më pas fjalen e mori zv. Presidenti, z. Andi Demcellari, i cili bëri një përmbledhje të shkurtër mbi veprimtarinë  financiare gjatë dy vjecarit të fundit,  ku vlen te theksohet rritja e të ardhurave të shoqatës si rezultat i aktiviteteve të ndryshme të organizuara,  mirë-administrimit të të ardhurave nga sponsorizimet etj.

Më pas,  Z. Selmani ftoi të pranishmit te bëjnë pyetje apo të diskutojnë për çështje të caktuara të permendura në raport. Nëpërmjet pyetjeve e diskutimeve u theksua nevoja për rritjen e numrit të anëtarësisë, u përgezua bordi dhe kryesia ekzekutive  për punën e bërë gjatë këtij dyvjecari, sidomos me ligjin për trashëgiminë, si dhe u nxit ruajtja e kësaj vazhdimësie përpjekjesh e suksesesh në të ardhmen.

Pas diskutimeve, Z. Selmani ftoi Dr. Ruki Kondaj, Presidente Nderi e SHBSHK-së, për fillimin e procedurës së votimit për bordin e ri të shoqatës.  Dr. Kondaj shpjegoi procedurën dhe prezantoi komisionin e votimit të përbërë nga 5 anëatarë: Iljaz Loku, Dr. Alban Merepeza, Dr. Ruki Kondaj, Emiliana Zenelaj dhe Prof Kristian Bukuroshi, kryetar i komisionit. Gjithashtu u prezantua edhe sekretaria e votimit e përbërë prej 3 anëtarësh: Katerina Zoga, Amarda Zeneli dhe Julia Ymeri .

Më pas ajo paraqiti emrat e kandidatëve së bashku me nje histori të shkurtër të perfshirjes dhe aktivitetit të tyre në shoqatë. Sipas statutit te shoqatës ne liste bejne pjese disa anëtarë te bordit aktual, disa anëtarë që kandidonin për herë te parë pasi kaluan periudhen e proves, si edhe të propozuar nga anëtarësia gjate mbledhjes.

Pas verifikimit të anëtarëve me të drejtë vote të pranishem, filloi procesit i votimit i cili u krye i fshehtë dhe u mbikëqyr nga komisioni i ndihmuar nga sekretaria e ngritur për këtë qëllim. Rezultati i votimit u shpall nga Prof. Kristian Bukuroshi,  i cli lexoi numrin e votave për secilin kandidat. Bordi i ri i SHBSHK-së përbehet nga 13 anëtarë si më poshtë:

 

  1. Arlinda Shtëmbari
  2. Arta Tafaj
  3. Besmir Ymeri
  4. Billi Periku
  5. Bruna Mersinaj
  6. Bujar Zejnullahu
  7. Flamur Selmani
  8. Gary Bogdani
  9. Irene Breznica
  10. Irma Luli
  11. Leonard Zoga
  12. Ramazan Këllezi
  13. Rex Ferhati

Bordi i sapozgjedhur I SHBSHK-së, me votim unanim zgjodhi si President Z. Ramazan Këllezi,  lindur në Tiranë,  si zv. President Z. Bujar Zejnullahu,  lindur në Prishtinë dhe si Sekretar të Përgjithshëm,  Z. Flamur Selmani , lindur në Shkup.

Në nje atmosferë te gezueshme mes tingujve të muzikës shqiptare nën kujdesin e DJ Visit, u mbyll mbledhja zgjedhore e anëtarëve te SHBKSH. Me poshtë disa nga momentet e kësaj veprimtarie sjellë nga kamera e fotografit Gazmend Kondaj.

DSC_1169 DSC_1170 DSC_1171 DSC_1172 DSC_1173 DSC_1174 DSC_1177 DSC_1178 DSC_1179 DSC_1180 DSC_1181 DSC_1182 DSC_1184 DSC_1185 DSC_1186 DSC_1187 DSC_1188 DSC_1189 DSC_1190 DSC_1191 DSC_1192 DSC_1193 DSC_1194 DSC_1195 DSC_1196 DSC_1197 DSC_1198 DSC_1200 DSC_1201 DSC_1202 DSC_1203 DSC_1204 DSC_1205 DSC_1206 DSC_1207 DSC_1208 DSC_1209 DSC_1210 DSC_1211 DSC_1212 DSC_1213 DSC_1214 DSC_1215 DSC_1216 DSC_1219 DSC_1220 DSC_1221 DSC_1222 DSC_1223 DSC_1224 DSC_1225 DSC_1226 DSC_1227 DSC_1228 DSC_1231 DSC_1232 DSC_1233 DSC_1234 DSC_1235 DSC_1238 DSC_1239 DSC_1240 DSC_1241 DSC_1242 DSC_1243 DSC_1244 DSC_1245 DSC_1246 DSC_1247 DSC_1249 DSC_1250 DSC_1251 DSC_1252 DSC_1253 DSC_1254 IMG_6520 DSC_1254

 

Comments Off on Mblidhet Asambleja Zgjedhore e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze – 29 Janar 2017
Translate »